PDIU: Shqipëria të kërkojë ndërmjetësim kombëtar për paktin detar me Greqinë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:20 24-03-2015 PDIU: Shqipëria të kërkojë ndërmjetësim kombëtar për paktin detar me Greqinë

Në një deklaratë për media Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të qartësojë pozicionin e saj në lidhje me paktin detar me Greqinë.

PDIU kërkon që ti jepet fund shantazhimit të shqiptarëve nga qarqet shoviniste greke, si dhe të miratohet ligji për kufijtë detar të Shqipërisë, ligj i cili duhet hartuar sipas detyrimeve ndërkombëtare. 

"Ditët e fundit jemi njohur me një diskutim të zhvilluar në Komisionin e jashtëm të Parlamentit grek në lidhje me marrëdhëniet greko-shqiptare. Prej atij diskutimi që përfshinte ministrin e ri të jashtëm dhe përfaqsues të disa partive ekstremiste dhe fashiste greke, PDIU beson se ka ardhur momenti të vendosen pikat mbi “i” për disa çështje. Ne nuk na shqetëson retorika, ëndrrat e çmendura të qarqeve shoviniste dhe fashiste greke, sa kohë që ato izolohen dhe nuk bëhen politikë zyrtare e shtetit fqinjë. Ne na interesojnë qëndrimet e diplomacisë sonë në lidhje me disa çështje të rëndësishme që mbeten pezull në marrëdhëniet midis dy vendeve, veçanërisht ajo e përkufizimit të kufijve detarë.

Për PDIU-në është inkurajuese të dëgjojmë lajme se Greqia zyrtare mund ta rishikojë pozicionin e vet për njohjen e Kosovës, por mbetet zhgënjyes fakti se kjo njohje mund të shkëmbehet me pranimin e Marrëveshjes së detit. Ky shkëmbim do të ishte pranim i drejtpërdrejtë edhe nga ana e Greqisë i faktit se me Marrëveshjen e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, Greqia përfitonte territor shqiptar. Pra Greqia synon të bëjë Pazar me këtë territor, por ne nuk mund ta pranojmë pazarin", thuhet në deklaratën e PDIU.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjedhja e energjisë, procedohet një shtetas italian
Shkelën rregullat e Shengen, kthehen në Rinas 49 shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.012102127075195
array(1) { ["section"]=> string(80) "pdiu-shqiperia-te-kerkoje-ndermjetesim-kombetar-per-paktin-detar-me-greqine-6834" }