PDIU: Vendi po rrëshqet drejt greminës, palët të ulen në dialog

Publikuar tek: aktualitet, më 18:19 19-06-2019 PDIU: Vendi po rrëshqet drejt greminës, palët të ulen në dialog Shpetim Idriz, kreu i PDIU (Foto ilustruese)

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), me anë të një deklarate zyrtare ka bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe konfliktit social në Shqipëri.

Pas ngjarjeve të fundit, ku u sulmuan KZAZ-të dhe materialet zgjedhore në disa qytete të vendit, PDIU i ka bërë thirrje politikës shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama që t’i kthehen dialogut dhe gjetjes së një zgjidhjeje politike.

Sipas deklaratës së PDIU, dekreti i Presidentit Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor, është i detyrueshëm që të zbatohet nga palët.  

Deklaratë e plotë:

PDIU është thellësisht e shqetësuar për situatën politike dhe rritjen e tensioneve dhe konfliktit social në Shqipëri.

Vendi po rrëshqet me shpejtësi në një situatë dramatike për demokracinë. Segmente të tëra shtetërore po vihen përballë bashkive dhe në dhunim të qytetarëve që kërkojnë të mbrojnë demokracinë dhe pluralizmin në vend.

Tentativa për të zhvilluar zgjedhje moniste në Shqipëri, por edhe në mungesë të plotë të një date zgjedhjesh, pas dekretit të Presidentit për abrogimin e datës 30 Qershor dhe hyrjes në fuqi në Fletoren Zyrtare, e bën të detyrueshëm zbatimin e saj dhe çdo tentativë për të instaluar rregjimin autokratik në Shqipëri është tentativë për instalimin e monizmit. Secili individ i përfshirë do të përgjigjet personalisht, penalisht, në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

Sot jemi në errësirën më të madhe të demokracisë në vend. Refuzimi i statusit të vendit kandidat, fillimi i procesit për heqjen e vizave, asgjesimi i gjykatave, prokurorisë, parlamentit, na kanë kthyer edhe më keq se 30 vite më parë. Deklarata e sotme, se ata që do shpallen armiq nuk do të lëvizin më jashtë vendit, në kundërshtim me nenin 38-të, të Kushtetutës, ku është e garantuar lëvizja e lirë e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë është shprehje e marrëzisë, ku mbajtja e pushtetit me çdo kusht ka errësuar çdo gjykim apo vlerë demokratike në vend.

Ky hap antikushtetues, i marrë dhe qesharak, ngjason identikisht me atë të standartit dhunues të të drejtave të njeriut të kohës së komunizmit, ku qytetarët ndaloheshin të pajiseshin me pasaporta, për jashtë shtetit.

PDIU i fton të gjithë përkrahësit e saj, të jemi bashkë në anën e drejtë të historisë e në mbrojtje të demokracisë, pluralizmit dhe zgjedhjeve të lira.

PDIU i bën thirrje politikës shqiptare dhe në veçanti, Edi Ramës, t’i kthehemi arsyes, dialogut dhe gjetjes urgjente të një zgjidhje politike, që kalon nga zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi i kushteve, për zgjedhje të lira e të ndershme, për të gjithë, ku shqiptarët të zgjedhin si në demokraci, e jo të votojnë si në diktaturë. 

oreeeee.jpg

polizziaaa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15090417861938
array(1) { ["section"]=> string(68) "pdiu-vendi-po-rreshqet-drejt-gremines-palet-te-ulen-ne-dialog-168891" }