PDK zgjedh sot kryetarin, postin pritet ta marrë...

Publikuar tek: rajon, më 10:19 16-06-2019 PDK zgjedh sot kryetarin, postin pritet ta marrë...

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë zgjedhjet për kryetar.

Një gjë e tillë është bërë e ditur edhe përmes një njoftimi për mediat në Kosovë nga ky subjekt politik.

“Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të parties”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Mirëpo, sipas mediave kryetari pritet të mbetet ai që është edhe aktualisht, Kadri Veseli. Kjo për arsye se ky i fundit nuk do të ketë kundërkandidat në zgjedhjet për kryetar.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai ka thënë se vetëm Veseli ka paraqitur kandidaturën e tij për të parin e partisë.

“Në kohën e rregullt, në pajtim me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve, vetëm zoti Veseli e ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së”, ka thënë shkurtimisht Krasniqi për lajmi.net.

Kujtojmë, se i kreu i PDK-së, Kadri Veseli mban aktualisht edhe pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Veseli në pozitën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës pasoi presidentin aktual të vendit, Hashim Thaçin.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023362874984741
array(1) { ["section"]=> string(54) "pdk-zgjedh-sot-kryetarin-postin-pritet-ta-marre-168409" }