PE-ja i hap dritën jeshile marrëveshjes së kontestuar tregtare me Kanadanë

Publikuar tek: bota, më 15:05 15-02-2017 PE-ja i hap dritën jeshile marrëveshjes së kontestuar tregtare me Kanadanë

Parlamenti Evropian dha sot vendimin në favor të marrëveshjes së tregtisë së lirë mes Bashkimit Evropian dhe Kanadasë, CETA, objekt i polemikave të ashpra.

Me këtë votim pro, pjesa kryesore e tekstit pritet mjaft shpejt të vihet në zbatim në mënyrë të përkohshme, kohë e nevojshme që duhet për ratifikimin nga të gjithë Parlamentet kombëtarë dhe rajonalë të BE-së, një proces që mund të marrë disa vite.

Të mbledhur në seancë plenare në Strasburg, 408 eurodeputetë votuan në favor të teksit, 254 votuan kundër dhe 33 abstenuan.

Rreth 700 persona, sipas raportimeve të policisë manifestuan në Strasburg kundër teksit, deri në Parlamentin Evropian. Disa dhjetëra të tjerë kanë bllokuar hyrjen e godinës që në orët e para të mëngjesit, duke u shtrirë për tokë dhe vonuar nisjen e debatit.

“Të thuash po për CETA-n, është si të ngelesh në vend”, shquhej në një banderolë, ndërsa në disa të tjera lexohej “Po shkatërroni demokracinë. Jashtë çdo diskutimi! dhe “Sa më shumë të ngulni këmbë, aq më tepër do rezistojmë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039322137832642
array(1) { ["section"]=> string(80) "pe-ja-i-hap-driten-jeshile-marreveshjes-se-kontestuar-tregtare-me-kanadane-68795" }