Pedagogët i bashkohen protestës së studentëve: Marku: VKM-të në kundërshtim me frymën europiane

Publikuar tek: aktualitet, më 09:53 21-01-2019 Pedagogët i bashkohen protestës së studentëve: Marku: VKM-të në kundërshtim me frymën europiane

Ka filluar protesta e studentëve të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë  të cilës i janë bashkuar edhe pedagogët.

Ata kanë bojkotuar mësimin dhe kërkojnë të plotësohen kërkesat e parashtruara më herët.

Pedagogu Mark Marku  theksoi se vendimet e Këshillit të Ministrave janë në kundërshtim me frymën europiane. Ai tha mes të tjerash se Asambletë e të gjitha fakulteteve do të mblidhen për të marrë një vendim se cili do të jetë veprimi i radhës. 

'Ne u kemi bërë thirrje edhe asambleve të tjera që do të caktojmë një ditë për të debatuar dhe vendosur, se trupa akademike është diverse dhe autonome. Do bëjmë një takim të gjithë asambleve dhe do të dalim me një qëndrim, se çfarë varet nga dispozita e gjithë asambleve, se duam të jemi për qëndrime të matura dhe të shkojnë në favor për cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri', tha Marku.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali në Kanionin e Holtës, ambientalisti Sazan Guri u ofron ndihmë banorëve
Aleks Nika ishte shoku i tij i fëmijërisë, si e kujton sot ish deputeti i PS »
Article Logic
Execution time: 0.011434078216553
array(1) { ["section"]=> string(100) "pedagoget-i-bashkohen-protestes-se-studenteve-marku-vkm-te-ne-kundershtim-me-frymen-europiane-149643" }