Një debat i nisur për shkak të notave jo pozitive të dy studenteve në provimin e vjeshtës, ka degjeneruar në dhunë nga pedagogu i lëndës.
Sipas policisë, dy studentet me inicialet A.B dhe A.M, 22 dhe 24 vjeçare, kishin marë notat 4 dhe 6-të në provimin e vjeshtës. Ato shkuan për tu ankuar në zyrën e pedagogut 75 vjeçar me inicialet K.G, banues në Tiranë. Ato pretendojnë se janë goditur nga ky i fundit por pedagogu i Fakultetit të Inxhinjerisë së Ndërtimit i mohon akuzat.