Pedagogu i shkarkuar hakmerret dhe publikon e-mailet konfidenciale me stafin e Universitetit të Durrësit, zyrtarë të ministrisë dhe prefektin

Publikuar tek: aktualitet, më 11:10 27-11-2015 Pedagogu i shkarkuar hakmerret dhe publikon e-mailet konfidenciale me stafin e Universitetit të Durrësit, zyrtarë të ministrisë dhe prefektin Emaili konfidencial, Elmas Leci

Elmas Leci, pedagogu i shkarkuar nga rektori i Universitetit të Durrësit shkel konfidencialitetin dhe publikon emailet e tij me stafin e këtij universiteti.

Rreth 15 korrespodenca mes tij dhe pedagogëve e zëvendësrektorit janë bërë tashmë ‘’mollë sherri’’ brenda mjediseve të këtij universiteti. Pedagogët janë të revoltuar për publikimin e këtyre e-maileve konfidenciale, pasi është shkelur privatësia, ndërkohë që Leci është tashmë një ish-pedagog i universitetit.

Leci, është hakmarrë kështu ndaj të gjithëve  pedagogëve e zëvendësrektorit të universitetit ‘’Aleksandër Moisiu’’ për çfarë i ndodhi kohë më parë.

Po çfarë përmbajnë këto emaile?

Bëhet fjalë për vlerësimin e një artikulli të Lecit, ku pedagogë, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe prefekti i Durrësit i kanë dërguar nëpërmjet e-maileve. Mes tyre janë bashkëshorti i deputetes Vasilika Hysi, Ëngjëll Hysi, zyrtari i Ministrisë së Arsimit Alban Dushku, prefekti i Durrësit Roland Xhelili, pedagogu Sofokli Garo, dekani i ‘’Polis’’ Simon Gega, dekan i Albania University Fatmir Tartale, Piro Prifti Universiteti i Durrësit, Enver Bytyçi Universiteti i Durrësit, Gentiana Kraja, Gerta Xhaferri, Afrim Hoti profesor në Universitetin e Durrësit, dekan Bardhyk Ceku, Kudret Cela etj. Leci ka publikuar edhe disa komente nga lexues të ndryshëm të artikullit të tij ‘’Profesorët dhe doktorët e shkencave pa libra’’.

Elmas Leci, dekan i Fakultetit të Shkencave Politiko-Juridike në Universitetin "Aleksandër Moisiu" në Durrës kishte denoncuar në qarqet akademike shkeljet ligjore të rektorit Mit’hat Mema. Por më pas Leci u mbyll për thuajse 2 muaj në një zyrë në katin e 7 të universitetit duke mos u lejuar të dalë për të shkuar edhe në tualet edhe pse vuante nga diabeti dhe kishte kryer 2 ndërhyrje në zemër. Leci u shpreh asokohe se që prej 15 janarit 2015 ishte ndjerë i izoluar nga rektori Mit’hat Mema. Si përfundim Leci u shkarkua.

elmasleciok

elmasleci2ok

elmasleci3ok

 

elmasleci4ok

 

elmasleci5ok

 

elmasleci6ok

elmasleci8ok

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO-LAJM/ Dëbora e parë nis në Dibër, shikoni pamjet e mrekullueshme
Gruaja merret zvarrë nga treni në Sukth, humb jetën »
Article Logic
Execution time: 0.013487100601196
array(1) { ["section"]=> string(146) "pedagogu-i-shkarkuar-hakmerret-dhe-publikon-e-mailet-konfidenciale-me-stafin-e-universitetit-te-durresit-zyrtare-te-ministrise-dhe-prefektin-26395" }