Pedagogu shqiptar rrëfen bisedën me studenten:Shoqja që më ftoi, më premtoi se nuk do të zhgënjehesha

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:43 14-12-2015 Pedagogu shqiptar rrëfen bisedën me studenten:Shoqja që më ftoi, më premtoi se nuk do të zhgënjehesha

Pedagogu rrëfen bisedën me studenten që njohu dhe shpresën e saj për të mos u zhgënjyer. Edhe pse e ftuar nga shoqja e saj, ajo në një farë mënyre është ‘’zhgënjyer’’, por për mirë.

Bëhet fjalë për pedagogun Arian Galdini dhe partinë e tij për Liri, Demokraci dhe Etikë.

Ja rrëfimi i tij:

“Një intelektuale e re që iu bashkua LDE dje me tha se kishte ardhur krejt rastësisht në aktivitetin tonë të datë 8 dhjetor, në Qytetin Studenti. Erdha e pa detyruar, më tha - pa dhune. Shpresoj edhe pa premtime, iu përgjigja unë.

'Shoqja që më ftoi, më premtoi se nuk do të zhgënjehesha'”,  ma priti.

As sa keq - ia ktheva - ne në LDE nuk bëjmë premtime.

'Ishte premtim i një shoqeje, jo prej LDE - më tha.- Por premtim i mbajtur se unë jo vetëm që nuk u zhgënjeva, por mbeta e kënaqur dhe e gatshme për t’u angazhuar në LDE.'

Mirësevjen mes nesh i thashë. Një premtim do të ta bej unë, atëherë: Ne do të të zhgënjejmë. Ama do të të zhgënjejmë pozitivisht. Ne nuk jemi bashkë as që të trysnojmë, e as joshim njëri-tjetrin me premtime. Ne jemi besëlidhja e të mirëve që jemi bërë bashkë për të dhënë kontributin dhe gatishmërinë tonë, talentin, dijet, përvojën dhe aftësitë tona.

Dhe do t’ia dalim. Jemi parti e idealistëve dhe të papërlyerve.

Dhe do t’ia dalim.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027055025100708
array(1) { ["section"]=> string(106) "pedagogu-shqiptar-rrefen-biseden-me-studenten-shoqja-qe-me-ftoi-me-premtoi-se-nuk-do-te-zhgenjehesha-27727" }