Pediatrja tregon çfarë pa në rrugët e Tiranës: Të rritur të papërgjegjshëm, e trajtojnë fëmijën si lodër

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:37 29-11-2018 Pediatrja tregon çfarë pa në rrugët e Tiranës: Të rritur të papërgjegjshëm, e trajtojnë fëmijën si lodër Lira Gjika, pediatre

Pediatrja e njohur Lira Gjika, tregon një episod të pakëndshëm në rrugët e kryeqytetit.

Gjika nxjerr në pah papërgjegjshmërinë e prindërve dhe jep një mesazh të rëndësishëm për mënyrën se si duhen trajtuar fëmijët.

“Papërgjegjsi. Po kthehesha nga puna dhe te një nga rrugicat që lidhin rrugën e Kavajës me rrugën Myslym Shyri po kalonte një makinë ku brënda saj ishte shoferi, një grua që po fliste ne cel dhe mbante një fëmijë as dy vjec në prëhër. Gruaja dhe fëmija ishin ulur në sediljen e parë me shoferin dhe mbi të gjitha nuk kishin vënë rrypin e sigurisë. Të tre dukeshin të gëzuar dhe shoferi luante me fëmijën e vogël dhe drejtonte makinën kur papritur makina frenon dhe fëmija i vogël u lëkund sa para mbrapa dhe gati u rrëzua nga prehri i gruas që nuk pati kohë ta mbronte fëmijën. Burri dhe gruaja ishin gjyshërit e fëmijës. Këta dy të rritur të papërgjegjshëm, që në vënd që të kujdesen me përgjegjsi për fëmijën, e trajtojnë si lodër për të kënaqur veten kur janë në qejf. Isha dëshmitar i kësaj skene dhe kur gruaja hapi derën që të dilte nga makina se ishte e tronditur i thashë: -po rripin moj zonjë duhet ta kishe vendosur, mirë për vete, por për fëmijën? E mi se nuk i ndodhi gje, se ndryshe, kush do te duronte dhëndrin-. Për fat të keq, këtë veprim, nuk e bëjnë vetëm gjyshërit, por edhe prindërit. Kini kujdes, prindër, gjyshër, të duash do të thotë të fillosh duke merrë përgjegjsia për fëmijën. Kjo është të duash dhe jo ti ktheni fëmijët në lodra, kur keni nge”, shkruan Lira Gjika.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029693126678467
array(1) { ["section"]=> string(109) "pediatrja-tregon-cfare-pa-ne-rruget-e-tiranes-te-rritur-te-papergjegjshem-e-trajtojne-femijen-si-loder-143298" }