Pedofili kapet në flagrancë për herë të dytë, do të abuzonte seksualisht me një 13 vjeçar

Publikuar tek: bota, më 12:17 04-09-2017 Pedofili kapet në flagrancë për herë të dytë, do të abuzonte seksualisht me një 13 vjeçar

Një pedofil kishte planifkuar të merrte në hotel një djalë 13-vjeçar për marrëdhënie seksuale, por u ndalua në kohë nga nga gjuetarët e pedolëve.

Britaniku Michael Aldridge, i cili tashmë është  i akuzuar për pedofili ka qenë dhe më parë i akuzuar për të njëjtën vepër. Në moshën 19 vjeçare ai ishte akuzuar se po abuzonte me një 13 vjeçare me të cilën kishte filluar bisedimet por gjykata e liroi me kusht.

Pak muaj më parë, Aldridge kishte rrëfyer problemin e tij për tërheqjen që kishte nga fëmijët,  indicje që Policia të niste hetimet.

Në bisedat e zbuluara, pedofili do të takohej me të miturin për të kryer akte të turpshme, madje dhe të dhunshme.

Ata kishin rënë dakord të takoheshin një ditë pasi Aldridge u arrestua. Kur fëmija i tha që ishte dakord të kalonte natën me të, autori tha se ata mund të përdornin tualetet e një qendre tregtare për aktivitetet e tyre seksuale. Aldridge u arrestua ditën që ishte planikuar takimi në hotel dhe ishte “bllokuar” në rrjetet sociale nga adoleshenti një ditë më parë. Ai gjithashtu pranoi të ketë gjithsej 687 imazhe të pahijshme të fëmijëve në aparatet e tij të komunikimit. Ai do të marrë dënimin e tij muajin e ardhshëm. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022754192352295
array(1) { ["section"]=> string(94) "pedofili-kapet-ne-flagrance-per-here-te-dyte-do-te-abuzonte-seksualisht-me-nje-13-vjecar-91103" }