Pedofili rrëfen përdhunimin e 8-vjeçarit në Ksamil: E futa në shtëpi, e zhvesha, u zhvesha edhe vetë…

Publikuar tek: aktualitet, më 08:33 21-08-2015 Pedofili rrëfen përdhunimin e 8-vjeçarit në Ksamil: E futa në shtëpi, e zhvesha, u zhvesha edhe vetë… Odisea Kaçi

Në Ksamil një pedofil mendonte përditë për të gjetur ‘’viktimën’’ e tij, derisa një ditë ia arriti. Nisi fillimisht ta mashtronte, duke i dhënë ndonjë lek për të blerë pijet e tij të preferuara dhe duke krijuar ngadalë besimin fillestar që do t’i duhej.

Djali 8 vjeç ra pre e mashtrimeve dhe qëllimeve perverse të Odisea Kaçit. Një burrë 37 vjeç, dy herë i martuar, por pa fëmijë për shkak të pamundësisë së tij për të lënë pasardhës.

Ai ka pranuar krimin dhe ka rrëfyer ngjarjen e tmerrshme, me gjakftohtësinë më të madhe.

“E dërgova për të blerë një paketë cigare. Pasi u kthye, e shtriva në krevat dhe e zhvesha… Më pas u zhvesha dhe vetë”, rrëfen pedofili.

Por ai ka ndaluar. Nuk dihet se çfarë e ndaloi pedofilin për ta çuar aktin kriminal deri në fund, ndonjë mendim apo pamundësia e tij fizike.

Djali i mitur, në traumë, u dërgua për ekzaminim, por nuk kishte patur penetrim. Duke qenë se gjatë të gjithë veprimeve perverse nuk ka patur penetrim, Prokuroria ka ngritur ndaj Odisea Kaçi vetëm akuzën “Veprime të turpshme me të mitur nën 14 vjec”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Adoleshentja shqiptare njihet në ‘’Facebook’’ me përdhunuesin dhe shokun e tij, seks në grup gjithë natën
Gjykata e Lartë rrëzon lirimin me kusht të Mark Frrokut. Avokati: Do shkojmë në Strasburg »
Article Logic
Execution time: 0.012654066085815
array(1) { ["section"]=> string(103) "pedofili-rrefen-perdhunimin-e-8-vjecarit-ne-ksamil-e-futa-ne-shtepi-e-zhvesha-u-zhvesha-edhe-vete-18856" }