Pelegrinazhi i besimtarëve, Arabia Sudite hap kufirin me Katarin

Publikuar tek: bota, më 06:11 17-08-2017 Pelegrinazhi i besimtarëve, Arabia Sudite hap kufirin me Katarin

Arabia Sudite pritet të hapë kufinjtë me Katarin për të mirëpritur besimtarët nga vendet e Gjirit Arab, për të marrë pjesë në pelegrinazhin e Haxhit.

Ky ka qenë hapi i parë drejt “thyerjes së akullit” mes të dy vendeve fqinje të Lindjes së Mesme, prej muajit qershor pasi, Arabia Saudite dhe disa vende të tjera të Gjirit i mbyllën kufinjtë me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të grupeve ekstremiste. 

Përmes një deklarate nga agjencia zyrtare saudite e lajmeve, është thënë se kufiri në Salwa do të hapet për qytetarët e Katarit duke u mundësuar pjesëmarrjen në pelegrinazh, dhe mund të kalojnë në këtë vend, pa ndonjë leje të veçantë. 

Ky lajm ka ardhur, pas një takimi që është mbajtur me trashëgimtarin e fronit të Arabisë Saudite, Princin Mohammed Bin Salman dhe sheikun e Katarit, Abdullah bin Ali bin Abdullah bin Jassim al-Thani, shkruan rel.

Katari i ka akuzuar sauditët për politizim të Haxhit, duke shprehur shqetësime rreth pengesave që po hasin banorët e Katarit për të qenë pjesë e pelegrinazhit të sivjetmë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Më pak se një muaj nga prezantimi, ja si do të duket iPhone 8 (Foto)
Ra pre e përdhunimit por Gjykata nuk lejoi abortin, 10 vjeçarja sjell në jetë foshnjen »
Article Logic
Execution time: 0.011427164077759
array(1) { ["section"]=> string(69) "pelegrinazhi-i-besimtareve-arabia-sudite-hap-kufirin-me-katarin-89323" }