Pelegrinazhi në ditën e Ashures, 31 të vdekur në qytetin e shenjtë të Qerbelasë

Publikuar tek: bota, më 20:32 10-09-2019 Pelegrinazhi në ditën e Ashures, 31 të vdekur në qytetin e shenjtë të Qerbelasë Pelegrinazhi ne Festen e Ashures

Sot është festuar dita e Ashures në botën myslimane, por për fat të keq gjatë ritualeve fetare myslimane shiite, në qytetin e shenjtë të Qerbelasë në Irak për shkak të dyndjes në peligrinazh shumë besimtarë kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Irakut, të paktën 31 njerëz kanë vdekur dhe 100 të tjerë të plagosur ndërkohë që numri pritet të rritet ende pasi disa persona janë në gjendje kritike për jetën.

Pelegrinazhi vjetor, që shënon vdekjen e imam Huseinit, nipit të profetit Muhamed, në betejën e vitit 680-të pas erës sonë, tërheq qindra mijëra myslimanë të sektit shiitë, nga e gjithë bota në Qerbela.

Vdekja e Huseinit në betejën e Qerbelasë mbi udhëheqjen e bashkësisë islame është një nga ngjarjet përcaktuese në ndarjen e madhe midis myslimanëve shiitë dhe sunitë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070950984954834
array(1) { ["section"]=> string(85) "pelegrinazhi-ne-diten-e-ashures-31-te-vdekur-ne-qytetin-e-shenjte-te-qerbelase-177990" }