Peleshi: Jemi në rrugën e duhur për reformën në drejtësi

Publikuar tek: politike, më 13:28 24-11-2015 Peleshi: Jemi në rrugën e duhur për reformën në drejtësi

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha gjatë një deklarate për media se qeveria e koalicionit të majtë është e vendosur në rrugën e reformave.

Ai vlerësoi ngritjen e komisionit parlamentar për reformën në drejtësi duke thënë se“progres-raporti i këtij viti tregoi se jemi në rrugën e duhur. Komisioni ka përgatitur projektin për reformën në drejtësi. Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë ka përgatitur propozimet për ndryshimet e nevojshme kushtetuese”.

Zv-kryeministri Peleshi shtoi se raporti jep edhe një panoramë të plotë për luftën që qeveria ka ndërmarrë kundër korrupsionit. “Aktualisht kemi një startegji të re dhe plan konkret veprimi kundër korrupsionit në administratën publike”, tha ai.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026628971099854
array(1) { ["section"]=> string(61) "peleshi-jemi-ne-rrugen-e-duhur-per-reformen-ne-drejtesi-26174" }