Peleshi ka gati dokumentin! "Tkurret" qeveria Rama2: Më pak ministri, shkrihen në masë agjencitë

Publikuar tek: politike, më 11:22 27-07-2017 Peleshi ka gati dokumentin!

Fill pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit, Niko Peleshi u vendos nga kryeministri Edi Rama në krye të grupit për analizën e organizimit administrativ në çdo sektor.

Një grup pune i udhëhequr nga Peleshi dhe i përbërë nga Damian Gjiknuri, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla, Ogerta Manastirliu duhet të analizonte organizimin administrativ në çdo sektor dhe të përgatiste një dokument rekomandimesh për reformën e administratës shtetërore.

 Ky dokument duhet të përmbante një analizë të gjendjes ekzistuese si edhe një draft-projekt ristrukturimi të rrjetit të agjencive, inspektoriateve, zyrave kombëtare, rajonale e lokale, propozime për shkrirjen, bashkimin, apo zgjerimin e institucioneve ekzistuese.

Sipas urdhërit të Ramës, e gjitha duhej të ishte gati për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, në fund të gushtit. E ndërsa data sot shënon 27 korrik, Peleshi dhe grupi i udhëhequr prej tij duket se po shkojnë drejt finalizimit të analizës. Nesër Peleshi do të mbledhë të tijët për të vënë pikat mbi “i”. Burimet i thanë newsbomb.al se do të përballemi me një riformatim të qeverisë Rama2 e cila do të shkrijë disa ministri, shumë agjenci, inspektoriate e zyra të panevojshme.

Grupi i Peleshit ka patur kontakte të vazhdueshme edhe me grupe interesi, dëgjesa me zyrtarë të çdo sektori dhe sipas informacioneve, ka rezultuar se disa agjenci kanë patur të punësuar një numër më të madh njerëzish edhe se vetë ministritë.

Në qeverisjen e 4 viteve më parë Rama krijoi 19 ministri ndërsa burimet thonë se në 4-vjeçarin e ardhshëm numri i ministrive do të tkurret në 10, ashtu sikurse shumë agjenci do të shkrihen tërësisht.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091080665588379
array(1) { ["section"]=> string(97) "peleshi-ka-gati-dokumentin-tkurret-qeveria-rama2-me-pak-ministri-shkrihen-ne-mase-agjencite-87502" }