Peleshi-Lames: Mbrojtës i zellshëm i territorit. Legalizimi është frenim i ndërtimeve pa leje

Publikuar tek: aktualitet, më 10:29 27-02-2015 Peleshi-Lames: Mbrojtës i zellshëm i territorit. Legalizimi është frenim i ndërtimeve pa leje Takimi rajonal për legalizimet në Tiranë

Niko Peleshi ka vlerësuar Artan Lamen, për punën e kryer në drejtimin e ALUIZNI-t, si mbrojtës i zellshëm i territorit, sepse për Peleshin legalizim do të thotë t’u vësh fre ndërtimeve pa leje. Ky vlerësim i Peleshit është bërë në takimin e parë rajonal, ku Lame ka arritur të mbledhë ekspertë të intitucioneve legalizuese të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

‘’Kemi bërë 21 mijë për 9 muaj, aq sa janë bërë në 8 vitet e shkuara. Legalizimi është një amnisti nga njëra anë por për ne është edhe fundi i ndërtimeve pa leje. Nuk është inkurajim, por e kundërta e saj, të heqim një vijë të kuqe, pas së cilës, vendi futet në normalitet. Prandaj në krye të ALUIZNI-t është Artan Lame, që është i njohur si mbrojtës i zellshëm i territorit dhe jo dashamirës  I ndërtimeve pa leje.’’, tha Peleshi në takimin rajonal të legalizimeve që po zhvillohet në Tiranë me përfaqësues të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Për Peleshin, besueshmëria është çelësi i suksesit në këtë proces. “Historia jonë është e përbashkët. Ky tranzicion i sistemit politik ishte edhe ekonomik. Tranzicioni është bërë shpeshherë justifikimi i qeverive të radhës, për aspekte që qeveritë kanë dësht. Natyrisht që tranzicioni ka efektet e veta dhe keqpërdërdorimi i territorit për qëllime abuzive ka efektet e tij. Nëse qeveritë do kishin qënë më të përgjegjshme, dëmi nuk do kishte qenë kaq i madh. Duhet zgjidh shpejt çështja. Kjo çështje ose zgjidhet shpejt, ose humb kredibilitetin. Ne besojmë se kredibiliteti është çelësi i suksesit.”,  theksoi Peleshi

Kurse kreu I ALUIZNI-t Artan Lame, në nisje të takimit u ka sjellë të pranishmëve në vëmendje ndryshimin e realiteteve të ndërtimeve mes Shqipërisë e Kosovës. ‘’Iu thashë se në Tiranë katet e para janë bërë objekte shërbimi. Prishtinasit më thanë, jo bre si me e mbyll odën me e bo shitore.’’, rrëfeu Lame.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndiqen penalisht tre punonjës të Universitetit të Elbasanit
Gjebrea-Gazetarëve: Kujdes me raportimet e viktimave të trafikimit »
Article Logic
Execution time: 0.013118028640747
array(1) { ["section"]=> string(96) "peleshi-lames-mbrojtes-i-zellshem-i-territorit-legalizimi-eshte-frenim-i-ndertimeve-pa-leje-4548" }