Peleshi: Menaxhimi i përmbytjeve shmangu dëmet në njerëz por edhe në kafshë

Publikuar tek: politike, më 21:25 04-12-2017 Peleshi: Menaxhimi i përmbytjeve shmangu dëmet në njerëz por edhe në kafshë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, është shprehur se akuzat e kreut të PD-së Lulzim Basha ndaj qeverisë për përmbytjet janë spekulim politik.

Peleshi ka thënë se marrja e masave dhe menaxhimi i duhur shmangu viktimat në njerëz madje dhe kostot në bagëti ishin minimale.

“Ajo që thotë Basha është një spekulim politik. Nëse nuk do të ishin marrë masat dhe nuk do ishte menaxhuar, mund të kishte ndodhur edhe më keq. Nuk patëm kosto njerëzore por edhe në bagëti nuk patëm kosto të rëndë. Arritëm ta menaxhojmë që jo vetëm njerëzit por edhe kafshët të ruhen”, u shpreh Peleshi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1959240436554
array(1) { ["section"]=> string(81) "peleshi-menaxhimi-i-permbytjeve-shmangu-demet-ne-njerez-por-edhe-ne-kafshe-101969" }