Peleshi në faniljen Abrashi: Opozita po përdor situatën për të krijuar panik

Publikuar tek: aktualitet, më 18:25 06-02-2015 Peleshi në faniljen Abrashi: Opozita po përdor situatën për të krijuar panik Përmbytje në Darëzezë

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka udhëtuar sot drejt Vërdovës së Pogradecit për t’i shprehur ngushëllimet familjes Arbrashi, për humbjen e familjares së tyre.

Peleshi është shprehur se qeveria është në gatishmëri për çdo të papritur dhe se do të vijojë disiplinimi i territorit.

Peleshi ka akuzuar gjithashtu opozitën se është duke e përdorur situatën për krijuar panik tek njerëzit.

Numri dy i qeverisë ka thënë se shkak për këtë situatë janë bërë edhe ndërtimet pa leje.


Përmbytjet/Rama: Bankat do krijojnë lehtësi për kredimarrësit

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sot mbështetje për zonat e përmbytura, duke biseduar me drejtuesit e shoqërive të kursim-kreditit.

Takimi u realizua në Kryeministri, ku u diskutua për krijimin e kushteve për kreditimin e banorëve të dëmtuar nga përmbytjet në jug të vendit.

"Qëllimi i takimit ishte ndihma e domosdoshme për fermerët që kanë marrë kredi nga banka. Fermerët e serave dhe jo vetëm. Ata janë vendosur në pozitë të pafavorshme ndaj bankave ku kanë marrë kredi. Kemi kërkuar që këta kredimarrës të mos trajtohen njësoj si të tjerët. Ndihma që ne do t'u japim do t'i kthejë në pozitë normale. Përgjigja e bankave na tingëlloi shumë e qartë: Po do t’u garantohen lehtësi. Po sot guvernatori Sejko do diskutojë për detaje teknike me marrëveshje të shkruar dhe të qartë e të favorshme për fermerët e prekur nga fatkeqësia natyrore", bëri me dije sot kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp për përmbytjet.

I pranishëm në takim ishte edhe guvernatori i sapozgjedhur I Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko. Deri më tani nuk dihet dëmi në total i shkaktuar nga përmbytjet, por Komisionet e Vlerësimit, ngritur nga Shtabi i Emergjencave kanë nisur punën për të bërë vlerësimin e tyre. Po kështu nuk dihet ende nevoja do të kenë banorët për të vazhduar punët në blegtori dhe bujqësi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokaina/ Apeli le në burg Ermal Hoxhën
Rezervuari i Manskurisë në Golem në gjendje kritike, kërkesë për ndihmë »
Article Logic
Execution time: 0.011898040771484
array(1) { ["section"]=> string(80) "peleshi-ne-faniljen-abrashi-opozita-po-perdor-situaten-per-te-krijuar-panik-2532" }