Peleshi në Pogradec: Si mund të përfitojnë fermerët nga skema kombëtare

Publikuar tek: politike, më 10:21 30-01-2018 Peleshi në Pogradec: Si mund të përfitojnë fermerët nga skema kombëtare

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka zgjedhur një bashkëbisedim me të rinj nga Pogradeci, për të informuar në detaje me masat dhe përfitimet, që do të kenë fermerët nga skema e re kombëtare. 

Te përfituesit do të përfshihen agropërpunuesit, prodhuesit e verërave, dhe veçanërisht sipërmarrësit e rinj, nëse aplikojnë në skemën kombëtare të mbështetjes financiare.

Gjatë vizitës së tij, Ministri është ndalur në sipërmarrje e re, duke theksuar se nëse aplikojnë të rinjtë, për konvencion është vendosur moshën 35-vjeç, pra nga 22 deri në 35-vjeç, masa e përfitimit rritet me 25%.  

“Ne mbështesim deri në 20 milionë lekë të reja apo 200 mijë lekë të vjetra këto struktura. Edhe në qoftë se, natyrisht gjysmën, 50 % duhet të investohet nga vetë investitorët privatë, edhe në qoftë se këto mundësi nuk i kanë, ka mundësi kreditimi nëpërmes Fondit të Garancisë, që mbështetet nga qeveria shqiptare dhe nga BERZH-i, pra kredi me interesa të buta dhe me kërkesa kolaterali modeste nga 5-6 banka, që janë pjesë e këtij fondi.”- është shprehur ministri në Pogradec.

Screenshot_34.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010900974273682
array(1) { ["section"]=> string(77) "peleshi-ne-pogradec-si-mund-te-perfitojne-fermeret-nga-skema-kombetare-108445" }