Peleshi vizitë në pikën e grumbullimit të gështenjave në Lezhë, fokus orientimi i fermerit drejt kulturave të reja (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 10:51 26-01-2018 Peleshi vizitë në pikën e grumbullimit të gështenjave në Lezhë, fokus orientimi i fermerit drejt kulturave të reja  (E PLOTË)

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka vizituar një nga pikat më të mëdha, të grumbullimit dhe ekportit të gështenjave, jo vetëm për qarkun e Lezhës, por në gjithë Shqipërinë. Kjo sipërmarrje është e certifikuar me Certifikatën “Bio” dhe operon sot në treg duke përdorur një teknologji moderne dhe shumë të përparuar. Vlera e eksporteve të saj shkon në 8 milionë euro në vit. Ky investim është mbështetur nga skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi.

Në fjalën e tij Ministri u përqendrua kryesisht në nevojën e orientimit të fermerit drejt kulturave të reja, mundësisht drejt 15 kulturave të përzgjedhura si potenciale shumë të fuqishme për eksportin shqiptar.   

“Shumë fermerë nuk e bëjnë dot atë kalimin, kapërcimin, hapin e madh drejt kulturave moderne, që do të thotë, kultura që i kërkon sot tregu dhe që japin shumë të ardhura, shumë herë më tepër të ardhura për fermerin. E para, sepse nuk kanë njohuritë e nevojshme, shërbimi i këshillimit pothuajse ka qenë inekzistent. Nuk kanë atë kapitalin e parë fillestar për të investuar, për të blerë farën, fidanin dhe janë të trembur, si me thënë, para riskut, që e reja gjithmonë ka. Formula, që ne jemi duke gjetur për të dalë nga ky ngërç, është bujqësia me kontratë. Pra, ta afrojmë grumbulluesin me fermerin së bashku dhe ne si shtet t’i mbështesim.”

“Pra, ja ku kemi një investitor të gatshëm, të partnerizojë me fermerët. Zotëria është fermer në fushën e bostanëve, të shalqirit, ka rreth 20 hektarë që punon. Është i gatshëm ta modernizoje fermën, ta zgjeroje atë, të marrë toka të tjera, por natyrisht janë problemet, që unë thashë pak më lart. Duke i bërë bashkë grumbulluesin dhe fermerin dhe pas tyre, shtetin me subvencionet, me skemën e subvencioneve, që do të fillojmë këtë vit, me IPARD-in që fillon nga mesi i vitit, duke mbështetur 50 % të vlerës të fidanëve për grumbulluesin, duke mbështetur si në rastin e shalqirit psh, 3 milionë lekë të vjetra për hektare, mbjelljet e reja. Duke mbështetur 15 kulturat tona prioritare dhe që janë potenciale për eksportin, ne hap pas hapi, hektar pas hektari, bashki pas bashkie në të gjithë Shqipërinë, do të ndërtojmë fermat, jo të parat, se të parat, kemi disa të para, por do të shtojmë fermat komerciale, fermat moderne. Bujqësinë komerciale përkundër bujqësisë së mbijetesës.”

“Treguesi i punës tonë, të Ministrisë së Bujqësisë dhe i Drejtorive të Bujqësisë nëpër rajone, do të jetë: sa numri i fermerëve që shkojnë nga kulturat e vjetra dhe me pak fitim, u japim vetëm mbijetesën, drejt kulturave të reja, mundësisht drejt 15 kulturave të reja, të cilat krijojnë të ardhura, biznes, ekonomi, dhe pse jo, pasuri dhe mirëqënie për fermerin shqiptar", ka përfunduar Ministri.

E plotë:

Këtu kemi ardhur në pikën e përpunimit, grumbullimit dhe ekportimit të gështenjës. Është nga më të mëdhatë në Shqipëri, është firma “Mazreku”, që bën një punë të shkëlqyer, një teknologji moderne, të çertifikuar me Çertifikatën “Bio”, pra i ka shtuar vlerat këtij produkti. Deri më sot, mesa po bisedonim vlera e eksporteve ka shkuar në 8 milionë euro në vit. Pra janë të gjitha para që i hyjnë ekonomisë shqiptare përmes eksportit. Por në fakt nuk kemi ardhur vetëm për t’u mburrur për një investim që e ka bërë me riskun e vet, ndonëse qeveria jonë këto katër vite e ka mbështetur, por gjithsesi, iniciativa edhe risku ka qenë i investitorit. S’kemi ardhur këtu për të bërë dy – tri shkrepje fotografie, apo ndonjë plan, por kemi ardhur të flasim së bashku me zëvendësministrin, me Dhimon, që mbulon specifikisht fushën e bujqësisë, për skemat e reja të mbështetjes financiare që fillojnë nga muaji shkurt e në vazhdim. Ne kemi përgatitur, draftin e Vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili shpresojmë që ka shumë risi. Tani, këto skema sado të mira të jenë, është vështirë të kuptohen, vetëm me një komunikim në televizor. Prandaj kemi vendosur të bëjmë biseda, si kjo e sotmja ne çdo terren, në çdo fermë, në çdo bashki të Shqipërisë. Të bëjmë bashkë investitorët nga njëra anë, fermerët nga ana tjetër. Investitorët potencialë dhe fermerët potencialë.

Them, fermerë potencialë, sepse, siç është rasti këtu p.sh i fushës së Torovicës, apo fusha të tjera, ose janë të lëna djerrë, ose kultivojnë kultura tradicionale të vjetra, gruri, jonxha, etj, që lënë shumë pak të ardhura për fermerin. Shumë fermerë nuk e bëjnë dot atë kalimin, kapërcimin, hapin e madh drejt kulturave moderne, që do të thotë kultura që i kërkon sot tregu dhe që japin shumë të ardhura, shumë herë më tepër të ardhura për fermerin. E para, sepse nuk kanë njohuritë e nevojshme, shërbimi i këshillimit pothuajse ka qenë inekzistent. Nuk kanë atë kapitalin e parë fillestar për të investuar, për të blerë farën, fidanin dhe janë të trembur, si me thënë, para riskut, që e reja gjithmonë ka. Formula, që ne jemi duke gjetur për të dalë nga ky ngërç, është bujqësia me kontratë. Pra, ta afrojmë grumbulluesin me fermerin së bashku dhe ne si shtet t’i mbështesim. Pavarësisht se këtu, zotëria që grumbullon prej vitesh dhe eksoprton gështenja, pra është qendra e gështenjave, planet janë për t’u shtrirë dhe t’u zgjeruar edhe për grumbullimin e frutave dhe të perimeve, kryesisht të perimeve në këtë zonë. Pra, ja ku kemi një investitor të gatshëm, të partnerizojë me fermerët. Zotëria është fermer në fushën e bostanëve, të shalqirit, ka rreth 20 hektarë që punon. Është i gatshëm ta modernizoje fermën, ta zgjeroje atë, të marrë toka të tjera, por natyrisht janë problemet, që unë thashë pak më lart. Duke i bërë bashkë grumbulluesin dhe fermerin dhe pas tyre, shtetin me subvencionet, me skemën e subvencioneve, që do të fillojmë këtë vit, me IPARD-in që fillon nga mesi i vitit, duke mbështetur 50 % të vlerës të fidanëve për grumbulluesin, duke mbështetur si në rastin e shalqirit psh, 3 milionë lekë të vjetra për hectare, mbjelljet e reja.

Duke mbështetur 15 kulturat tona prioritare dhe që janë potenciale për eksportin, ne hap pas hapi, hektar pas hektari, bashki pas bashkie në të gjithë Shqipërinë, do të ndërtojmë fermat, jo të parat, se të parat, kemi disa të para, por do të shtojmë fermat komerciale, fermat moderne. Bujqësinë komerciale përkundër bujqësisë së mbijetesës. Unë kam vizituar në fushën e Zadrimës, zonën e Lezhës, hektarë, shumë fusha, të cilat janë të gjitha pothuaj të mbjella me jonxhë edhe me misër, ndërkohë që shumë pak fermerë e kanë marrë deri tani guximin, apo kanë qenë të mbështetur, për të shkuar drejt kulturave të tjera. Treguesi i punës tonë, të Ministrisë së Bujqësisë dhe i Drejtorive të Bujqësisë nëpër rajone, do të jetë: sa numri i fermerëve që shkojnë nga kulturat e vjetra dhe me pak fitim, u japim vetëm mbijetesën, drejt kulturave të reja, mundësisht drejt 15 kulturave të reja, të cilat krijojnë të ardhura, biznes, ekonomi, dhe pse jo, pasuri dhe mirëqënie për fermerin shqiptar. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012328147888184
array(1) { ["section"]=> string(128) "peleshi-vizite-ne-piken-e-grumbullimit-te-geshtenjave-ne-lezhe-fokus-orientimi-i-fermerit-drejt-kulturave-te-reja-e-plote-107987" }