Dy netë më parë në Mirditë të gjitha pemëve dekorative të sapombjella iu janë hedhur naftë te rrënjët . Një lajm i tillë u bë i ditur nga drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë Mirditë, Aleksandër Ndoja i cili sot bën me dije se është ndërhyrë menjëherë për shpëtimin e tyre.
“Kam parë në disa raste që disa individë sado të paktë në numër, kur jane shprehur në lidhje me aktin e shëmtuar penal, por dhe me nuanca terroriste, kanë bërë zbulimin e madh sipas të cilit nafta që u është hedhur drurëve dekorativë, qënka bërë nga vetë bashkia, për të përfituar “shtesë fondesh”. Kjo jo vetëm është e turpshme, por shkon në sinkron të plotë me veprimin anormal të atyre që realizuan këtë akt.
Sa për info: Me tu konstatuar ngjarja u bë ndërhyrja e menjëhershme për shpëtimin e tyre, dhe jo për të blerë të tjera, apo për ti zëvendësuar. U shkulën të gjithë drurët dekorativë, ju bënë lavazh me presion të lartë me zjarrfikëse, u zevendësua i gjithe dheu i gropës me tjetër dhe të pastër dhe cilësi të lartë, dhe po të njëjtat pemë i rimbollën. E gjithë procedura u realizua nga punonjësit përkatës të bashkisë. Besoj se e kanë marrë vesh këta zbulues të mëdhenj me burim… e kuptojne vete se ku..
Për më shumë flet dhe kjo video”, shkruan Ndoja.