Pendarovski President i Maqedonisë së Veriut, Siljanovska pranon humbjen

Publikuar tek: rajon, më 06:54 06-05-2019 Pendarovski President i Maqedonisë së Veriut, Siljanovska pranon humbjen

Kandidatja e opozitës në Maqedoninë e Veriut, Gordana Siljanovska, në një konferencë për shtyp para gazetarëve nga selia e VMRO-DPMNE-së, pranoi humbjen duke konfirmuar edhe shifrat e dhëna nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Megjithatë ajo tha se ndihet e përmbushur dhe del kokëlartë nga këto zgjedhje.

"Sonte, e di se Vardari ka fituar, se ka fituar kundërkandidati, por nuk mendoj se unë si individë, si kandidat i VMRO-DPMNE-së e kam humbur betejën. Rezultati është i qartë por është pyetje nëse rezultati i të mundurit, nëse çon drejt pajtimit dhe bashkimit, apo shënon një ndarje brenda në shtet, në më shumë aspekte, ndarje që ka karakter intraetnike dhe pyetje është sintagma së bashku shkojmë përpara me të vërtet e premton atë”, tha Siljanovska në fjalimin e saj, raporton Alsat, transmeton Newsbomb.al.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me shami në kokë, deputetja shqiptare gati për të filluar agjërimin (FOTO)
Fitoi zgjedhjet, flet Pendarovski: Do jem President i të gjithëve »
Article Logic
Execution time: 0.0098381042480469
array(1) { ["section"]=> string(78) "pendarovski-president-i-maqedonise-se-veriut-siljanovska-pranon-humbjen-163108" }