Pendohet Beqaj, i kërkon ndjesë publike deputetes Albina Deda: Edhe unë njeri i gjallë jam

Publikuar tek: politike, më 14:17 05-11-2015 Pendohet Beqaj, i kërkon ndjesë publike deputetes Albina Deda: Edhe unë njeri i gjallë jam

Menjëherë pas mbledhjes së Byrosë, ku me 5 vota pro dhe 2 kundër, kërkesa e PD-së nuk u gjet e bazuar në regulloren e Kuvendit, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i ka kërkuar falje publike deputetes së PD-së, Albina Deda, pasi e quajti atë “kafshë”.

“I kërkoj ndjesë zonjës Deda për fjalët e pahijshme, janë fjalë që nuk duhet të perdoren nga askush, por me sa duket edhe unë njeri i gjallë jam. E tejkalova atë. Kjo ndjesë publike që po kërkoj të mund të vlejë që në ditët në vijim të përdorim sa më pak fjalë fyese”, tha Beqaj në Parlament.

Më herët ministri Beqaj e ofendoi jashtë mikrofonit, deputeten e PD-së duke i thënë "kafshë", çka çoi në ndërprerjen e seancës plenare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026964902877808
array(1) { ["section"]=> string(94) "pendohet-beqaj-i-kerkon-ndjese-publike-deputetes-albina-deda-edhe-une-njeri-i-gjalle-jam-24725" }