PENDOHET kandidati i Bashës, heq dorë në minutat e fundit nga mandati i deputetit (EMRI-DOKUMENTI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:35 01-05-2019 PENDOHET kandidati i Bashës, heq dorë në minutat e fundit nga mandati i deputetit (EMRI-DOKUMENTI)

Ares Ypi kandidat në listat e PD, pak ditë më parë ka dorëzuar formularin e Vetëdeklarimit ne KQZ për të pranuar mandatin e deputetit.

Mirëpo, Ypi duket se është penduar. Pak minuta më parë ai ka bërë me dije se ka hequr dorë nga pranimi i mandatit dhe për këtë i ka dërguar një kërkesë edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në kërkesën e tij, kandidati shprehet se ka dorëzuar gabimisht formularin e vetëdeklarimit, pasi e ka vlerësuar si detyrim ligjor.

"Kurrësesi formularin e Vetëdeklarimit nuk e kam paraqitur për efekt të marrjes së mandatit të deputetit, efektin juridik të së cilit e kam kuptuar më vonë. Ashtu siç ju kam bërë me dije edhe më parë, nisur nga rrethanat në të cilat ndodhet vendi, nuk pranoj zgjedhjen apo mandatin e deputetit për në Kuvendin e Shqipërisë,", shkruan ai mes të tjerash në kërkesë.

Lidhur me këtë, Ypi ka bërë edhe një sqarim:

Të dashur miq,

Si i ri dhe si demokrat, jam i qartë për sfidat që ka në këtë moment Shqipëria dhe për rolin që secili prej nesh duhet të luaj për të mbrojtur demokracinë dhe ëndrrën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Komisioni Qendror I Zgjedhjeve më ka dërguar njoftimin për marrjen e mandatit të deputetit si kandidat në listën e Partisë Demokratike. Në një situatë normale, ky do ishte një privilegj i jashtëzakonshëm, për të përfaqësuar interesat e demokratëve dhe qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Por, sot Kuvendi nuk përfaqëson qytetarët, nuk është i zgjedhur nga qytetarët, dhe nuk mund të shërbejë si forum për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Gjithmonë kam vlerësuar se vendimi i Partisë Demokratike për djegien e mandateve, ishte vendimi më i drejtë që ka marrë Partia që nga dita e themelimit. Ne demokratët, nuk mund të jemi fasadë në Kuvend, të një Qeverie ilegjitime dhe të një Kuvendi jo funksional, të dalë nga zgjedhje të blera dhe diktuara nga paratë e krimit.

Me qartësinë e një të riu dhe me vullnetin tim të plotë, sot kam dorëzuar në KQZ, refuzimin për të marrë mandatin e deputetit dhe kam vendosur të jem krah qytetarëve në betejën e tyre historike për Shqipërinë si gjithë Europa.

Kërkesa drejtuar KQZ:

58676700_354421655182496_5666765681245290496_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026254177093506
array(1) { ["section"]=> string(102) "pendohet-kandidati-i-bashes-heq-dore-ne-minutat-e-fundit-nga-mandati-i-deputetit-emri-dokumenti-162543" }