Pengesa për hapjen e negociatave, KOSTENLAÇIK garanton mbështetje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: aktualitet, më 17:09 17-10-2019 Pengesa për hapjen e negociatave, KOSTENLAÇIK garanton mbështetje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut Drejtori i DASH-it pë Ballkanin David Kostenlaçik (i dyti nga e djathta)

Drejtori i  DASH-it për Europën Qendrore dhe Jugore David Kostenlaçik premton se cilido qoftë vendimi i nesërm i KE-së për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, SHBA-ja do t’i mbështetë këto vende për impementimin e reformave të rëndësishme.

Zyrtari amerikan e jep këtë deklaratë në një forum të zhvilluar në Beograd, ku vlerëson reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase, të cilat kanë hedhur themele të forta.

‘’Vendet kanë bërë progres në reforma domethënëse. Marrëveshje e Prespës është shembull shumë i mirë. Mbështesim fort proçesin e anëtarësimit për këto dy vende. Biem dakord me vlerësimin e Komisionit Europian. Këto shtete kanë hedhur themele të forta për Reformat. Cilido qoftë vendimi, do të nxisim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për zbatimin e plotë të reformave të ndërmarra. Një Ballkan Perëndimor më i fortë do të thotë partneritet më i fortë i BE dhe Euro-Atlantik. Ne jemi të interesuar për sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit në këtë rajon. Pavarësisht nga vendimi që Këshilli Evropian do të marrë, ShBA do të vazhdojë të inkurajojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ndjekin reformat’’, u shpreh Kostenlaçik nga Beogradi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026615858078003
array(1) { ["section"]=> string(110) "pengesa-per-hapjen-e-negociatave-kostenlacik-garanton-mbeshtetje-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut-182472" }