Merr fund pengmarrja në Shkodër, pas disa orësh negociatash me familjarët e autorit dhe policinë.
Sipas policisë, shkak i pengmarrjes është bërë një borxh i pashlyer prej 4 mijë eurosh.
Në pranga ka rënë shtetasi Dodë. Gj, i cili kishte marrë peng në makinën e tij një person nga Shkodra, i identifikuar si Pjetër Narka.
Sipas Shkodra News rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin.
Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës.
Mësohet se ai nuk i është ndaluar postobllokut të policisë mbrëmë, por sot forcat e policisë kanë arritur ta ndalojnë.