Pengmarrje në plazhin e Kavajës, një person merret me dhunë në një makinë pa targa

Publikuar tek: aktualitet, më 11:30 18-07-2017 Pengmarrje në plazhin e Kavajës, një person merret me dhunë në një makinë pa targa

Një person është marrë peng në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Denoncimi është bërë këtë mëngjes në polici, ku tre person në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë pa dëshirë peng në mjetin tip “Rover”, pa targa, 54-vjeçarin me inicialet A. D., të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij, në vende të ndryshme.

Pas denoncimit mëngjesin e sotëm policia ka bërë të mundur arrestimin e tre të rinjve.

Ata janë: Zaimir Xh., 31 vjeç, Bledar Ç., 32 vjeç dhe Bedri M., 25 vjeç.

Pas arrestimit të tyre, dosja e tyre i ka kaluar Prokurorisë së Kavajës, për veprën penale “Heqje paligjshme e lirisë”.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy aksidente të rënda në Tiranë, një grua dhe një vajzë po luftojnë me vdekjen
20 vjeçari nga Tirana godet në kokë policin, arrestohet menjëherë »
Article Logic
Execution time: 0.011658906936646
array(1) { ["section"]=> string(87) "pengmarrje-ne-plazhin-e-kavajes-nje-person-merret-me-dhune-ne-nje-makine-pa-targa-86530" }