'Për 7 vite kanë plaçkitur si barbarët', Grida Duma nxjerr videon: Ministrja të dalë e të zgjedhë se kujt do t’i japin shërbim për COVID

Publikuar tek: politike, më 21:01 29-10-2020 'Për 7 vite kanë plaçkitur si barbarët', Grida Duma nxjerr videon: Ministrja të dalë e të zgjedhë se kujt do t’i japin shërbim për COVID Grida Duma

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka publikuar një video ku ministrja e Shëndetësisë bën deklarata në lidhje me situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Duma thekson duke thumbuar Manastirliun, se ka ardhur dita që ministrja të dalë dhe të thotë se kujt do t’i japë shërbimin e kujt jo.

Mes të tjerash demokratja tha se qeveria po zhvat në kurriz të shëndetit të shqiptarëve.

Shënimi i plotë i Dumës

Ka ardhur dita që ministrja të dalë e të thotë pa të keq që edhe pak do zgjedhin se kujt do ti japin shërbim e kujt jo!

Arritëm në këtë ditë sepse këta që na qeverisin për 7 vite kanë plaçkitur si barbarët edhe shëndetësinë.

Me taksat e shqiptarëve i mohojnë të drejtën për t’u kuruar, sepse ca PPP- istë duhen pasuruar.

Zhvasin në kurriz të shëndetit të Shqiptarëve!

Jo vetëm kaq por përfituesit kanë sot edhe zëdhënësit e vet në parlament, të cilët shpalosin se do zgjidhkan se kush do kurohet e kush jo.

Kjo nuk është një fatkeqësi, e ka emrin përgjegjësi dhe është e tyre!

Asnjë fjalë nuk i besohet, me ta duhet tashmë të veprohet!

Denonco, shpërndaje këtë video.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Polic ke qenë dhe polic ke mbetur’, Murrizi thirrje Ramës: Shkarkoje urgjentisht Lleshajn, këtë racist që përçmon vartësit e tij
Marrëveshje me Ramën për t’u bërë Presidente? Topalli në Euronews: Kam komunikuar vetëm njëherë, ja me kë mund të bëj koalicion »
Article Logic
Execution time: 0.011856079101562
array(1) { ["section"]=> string(139) "per-7-vite-kane-plackitur-si-barbaret-grida-duma-nxjerr-videon-ministrja-te-dale-e-te-zgjedhe-se-kujt-do-t-i-japin-sherbim-per-covid-225715" }