Për Alpet shqiptare, do të kërkohen fonde nga BE

Publikuar tek: aktualitet, më 18:52 20-02-2015 Për Alpet shqiptare, do të kërkohen fonde nga BE

Shqipëria dhe Kosova do të kërkojnë ndihmën financiare të Bashkimit Evropian për të implementuar një projekt për Alpet e Shqipërisë jo vetëm për zhvillimin e turizmit rajonal por edhe për zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve.

Ky projekt, dhe shumë të tjera, janë diskutuar sot në Tiranë gjatë një takimi që ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Ferid Agani ka pasur sot me ministren e Zhvillimit Urban  Eglantina Gjermeni krahas takimit me homologun e tij shqiptar Lefter Koka, transmeton Kosovapress.

Siç informon edhe zyra e shtypit e ministres Gjermeni ky takim bilateral u zhvillua, në kuadër të vazhdimësisë dhe forcimit të bashkëpunimit mes dy ministrive nëpërmjet shkëmbimit të përvojave në fushën e planifikimit, strehimit dhe integrimit të zonave informale.

Ministrja Gjermeni gjatë takimit theksoi se për vitin 2015 bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të fokusohet në tre fusha kryesore, atë të planifikimit të territorit, strehimit dhe standardeve të ndërtimit duke u konkretizuar me krijimin e një grupi pune të përbashkët dhe një kalendari pune.

Ndërsa ministri Agani në fjalën e tij deklaroi se Ministria e Planifikimit Hapësinor ka realizuar arritje të mira në aspektin e politikave, legjislacionit e strategjive të duhura në aspektin e planifikimit me miratimin e Kodit të Ndërtimit dhe se synimi është përafrimi me legjislacionin evropian.

Ai gjithashtu foli edhe për projektin e Alpeve Shqiptare si një projekt i përbashkët rajonal që do të mund të paraqitet para konferencës së Berlinit, për financim nga ana e BE-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet polici në Tiranë, i sekuestrohen 3.6 kg kokainë
Mjekët protestë para Kryeministrisë: Qeveria presion ndaj nesh, nuk do ndalemi »
Article Logic
Execution time: 0.011872053146362
array(1) { ["section"]=> string(52) "per-alpet-shqiptare-do-te-kerkohen-fonde-nga-be-3988" }