Për ata që presin “mrekullinë” e shtatorit

Publikuar tek: politike, më 17:15 02-09-2019 Për ata që presin “mrekullinë” e shtatorit Foto ilustruese: Edi Rama, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi shprehet pesimist për klimën politike që do të sjellë shtatori.

Me ironi në rrjetet sociale ai shkruan se “zhvillimet e papara politike” që gjithmonë mendohet se do të vijnë në shtator dhe do t’i ndryshojnë faqen Shqipërisë, nuk kanë për të ndodhur as këtë vit.

Patozi shton se qeveritë e korruptuara por edhe opozitat e paafta, në çdo vend tjetër “do t’i kishin hedhur në plehra”.

Reagimi i plotë:

PËR ATA QË PRESIN “MREKULLINË” E SHTATORIT

Nuk mbahet mend sa vite u bënë që në vjeshtë premtohen të ndodhin zhvillime të papara politike, për të cilat flitet se do t’ia ndryshojnë si me magji faqen Shqipërisë.

Ato nuk realizohen kurrë, por kjo nuk i pengon aspak fantazistët për t'ia nisur nga e para, sa herë që mbarojnë ditët e nxehta të verës.

Duke na kujtuar një melodi të vjetër të viteve të fundit të komunizmit me titullin patetik “Mirupafshim në shtator”, ndër të rrallat krijime të huaja, që konsideroheshin muzikë e parrezikshme dhe e lejuar nga regjimi i asaj kohe.

E bukura qëndron se këto ngjarje të kaq shumë ëndërruara pritet të vijnë nga të njëjtët personazhe dhe forca politike, që fajësohen dhe mbahen përgjegjëse për gjendjen dëshpëruese të vendit deri më 31 gusht.

A thua se për ta ka qenë problem stina, që na kanë sjellë peshqesh kriza dhe skandale të tilla të rënda, të cilat në çdo vend tjetër do t’i kishin hedhur në plehra disa herë të gjitha qeveritë e korruptuara, bashkë me opozitat e paafta korresponduese.

sgfw3r4ggh3e4h.jpg

Astrit Patozi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071849822998047
array(1) { ["section"]=> string(47) "per-ata-qe-presin-mrekulline-e-shtatorit-177079" }