Për çfarë mendojnë më shumë njerëzit në shtratin e vdekjes

Publikuar tek: bota, më 19:33 11-06-2017 Për çfarë mendojnë më shumë njerëzit në shtratin e vdekjes

Nëse i kërkoni njerëzve të imagjinojnë se çfarë do të thoshin në momentet e fundit të jetës, shumica do të ishin fjalë trishtimi, frike apo keqardhje.

Por kërkimet e reja psikologjike kanë dalë në përfundimin se procesi i vdekjes është i komplikuar, në të cilën ka momente të thellësisë së dritës dhe momente frike dhe errësire.

Në një seri eksprimentesh, të dokumentuara në revistën Psikologjike të Shkencave, hulumtuesit krahasuan postimet e personave me sëmundje të pashërueshme dhe fjalët e fundit të të burgosurve të dënuar me vdekje me fjalët e njerëzve të shëndetshëm që u ishte kërkuar të imagjinonin sikur ishin në prag të vdekjes.

Sipas përfundimeve, personat që ishin të vetëdijshëm që do vdisnin, thonin fjalë më pozitive se personat që imagjinonin vdekjen.

Por ka disa arsye pse vdekja mund të jetë më e tmerrshme për ata që e imagjinojnë sesa për ata që e dinë përfundimin.

Për shkak se ne nuk llogarisim siç duhet reagimin tonë kur parashikojmë fatkeqësitë, ne priremi të mendojmë se do të ndjehemi më të trishtuar,se çfarë do ndodhë në të vërtetë.

Hulumtimet kanë zbuluar se njerëzit e moshuar, të rinjtë me diagnoza serioze dhe njerëzit që jetojnë në klimë të pasigurt politike preferojnë të harxhojnë më shumë kohë me miqtë dhe familjen sesa të krijojnë kontakte dhe përvojat e reja. Thellësia e këtyre lidhjeve sjell kuptim në ditët e fundit të jetës.

"Ne vdesim në mënyrën se si ne kemi jetuar," thotë Barbara Karnes, një infermiere e cila ka shkruar gjerësisht në procesin e vdekjes.

"Unë mendoj se është në natyrën njerëzore të kërkojë dashuri. Ne nuk duhet domosdoshmërisht të vdesim për ta bërë këtë. Vdekja na jep mundësinë, dhuratën e kohës, për të arritur, por shumë prej tyre nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi ".

Vdekja na përqendron në atë që na intereson më së shumti. Por ne nuk duhet të presim deri në fund për të jetuar sikur çdo ditë ka rëndësi.

"Nëse ka ndonjë dallim të madh mes njerëzve që e dinë se po vdesin dhe pjesa tjetër prej nesh, është kjo: Ata e dinë se po kalojnë kohë", shkruan Kerry Egan.

"Ata kanë më shumë motivim për të bërë gjërat që duan të bëjnë, dhe për t'u bërë personi që ata duan të bëhen ... Nuk ka asgjë që t'ju ndalojë të veproni me të njëjtën mënyrë dhe kur e dini që vdekja është shumë largë. /NEWSBOMB.AL/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01134204864502
array(1) { ["section"]=> string(64) "per-cfare-mendojne-me-shume-njerezit-ne-shtratin-e-vdekjes-82089" }