“Për çfarë u fut Azemi në grevë?”, Rama-Hajdarit: Më ndihmo që gratë naftëtare të dalin nga greva, pastaj diskutojmë çfarë mund të bëjmë

Publikuar tek: politike, më 14:36 29-10-2020 “Për çfarë u fut Azemi në grevë?”, Rama-Hajdarit: Më ndihmo që gratë naftëtare të dalin nga greva, pastaj diskutojmë çfarë mund të bëjmë Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë thirrjen drejtuar naftëtarëve të Ballshit, për të dalë nga greva, si e vetmja mënyrë për të diskutuar me qeverinë dhe për të “parë se çfarë mund të bëhet”.

Duke iu përgjigjur deputetes Rudina Hajdari, e cila i replikoi sot në rrjetet sociale lidhur me këtë çështje, Rama tha se e vetmja që shteti mund të bëjë për naftëtarët është t’u ofrojë asistencë.

Rama tha se nuk ndodh që shteti të japë pagat për punonjësit e një ndërmarrjeje private që ka falimentuar.

“Në fund të fundit për çfarë bëhet greva e urisë? Për çfarë u fut Azem Hajdari në grevë? për t’u dëgjuar”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit në Parlament:

Ju gënjeni nga padituria, ju thoni që nafta aty po vidhet, ndërkohë që fabrika është e fikur dhe nuk prodhon asnjë gram naftë. Fabrika përpunon naftën që nxirret nga kompania, e cila eksploron fushën pranë, Patoz-Marinëz. Kompania është private, është e huaj dhe për sa kohë fabrika është e fikur, kompania naftën që nxjerr e çon në treg ashtu siç mendon ajo. Tani si vidhet nafta? Ata s’marrin rrogat se fabrika nuk punon. Kur merrni përsipër t’i ndihmoni njerëzit është e rëndësishme të përgatiteni, se mund të bëni më shumë dëm. Nga ana tjetër është e pavërtetë kjo që thoni ju, që unë hesht. Unë dëgjoj dhe shumë mirë. Por ka një problem, punonjësit e një kompanie private, sepse është kompani private e privatizuar në mënyrë skandaloze nga qeveria e ish-patrisë tuaj. Punonjësit e një kompanie private e cila falimenton, trajtohen nga shteti me asistencë sociale, ky është detyrimi që ka shteti. Çështja është se ne e dimë shumë mirë që ata nuk janë aty për asistencë sociale, ata duan paga. Nga kush i duan pagat? Nga shteti? Si mund të jetë kështu që një ndërmarrje private falimenton, punonjësit futen në grevë dhe i kërkojnë shtetit të paguajë pagat që mbart kompania private. Nuk jemi në komunizëm.

Unë po ua përsëris çdo ditë, që të ndalojnë grevën dhe unë menjëherë jam i gatshëm të shkoj atje dhe të qajmë hallin bashkarisht. Ta mbyllin grevën se kjo qeveri nuk bashkëpunon nën presion. Nuk mund t’i lejojë vetes që këtu të krijohet precedenti që je i pakënaqur nga sipërmarrësi dhe ti futesh në grevë dhe merr ato që të takon. Kështu që përfitoj nga rasti t’ju ftoj edhe ju që të bashkoheni me mua në përpjekjen që zonjat të mos humbasin kohë. Për sa kohë janë aty nuk mund të ndodhë, është parimore. Kanë provuar edhe të tjerë më parë që këtë qeveri ta sfidojnë me presion, nuk funksionon. Ilir Meta mendon që kjo funksionon, e ka gabim, nuk funksionon dhe nuk ka për të funksionuar sa të jem unë. Në fund të fundit për çfarë bëhet greva e urisë? Për çfarë u fut Azem Hajdari në grevë? për t’u dëgjuar. Për çfarë u futëm ne në grevë? Për t’u dëgjuar nga qeveria e partisë tuaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kuvendi rrëzoi Presidentin dhe miratoi Kodin Zgjedhor, reagon Meta, i rikthehet ‘qetësisë dhe dashurisë’
'Nuk duan zgjedhje', Rama: Luli pret biologjinë, që unë për arsye moshe të largohem, Monika thotë do marrim 100 mandate; Te Iliri shikoj një shkarje ledhi të rëndë »
Article Logic
Execution time: 0.013366937637329
array(1) { ["section"]=> string(137) "per-cfare-u-fut-azemi-ne-greve-rama-hajdarit-me-ndihmo-qe-grate-naftetare-te-dalin-nga-greva-pastaj-diskutojme-cfare-mund-te-bejme-225651" }