Për herë të dytë brenda pak minutash, Rama sfidon naftëtarët e Ballshit: Miqtë e mi, më vjen keq por nuk do ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva!

Publikuar tek: politike, më 11:16 28-10-2020 Për herë të dytë brenda pak minutash, Rama sfidon naftëtarët e Ballshit: Miqtë e mi, më vjen keq por nuk do ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva! FotoMontazh: Edi Rama

Kryeministri Rama reagon për herë të dytë brenda pak minutash për naftëtarët e Ballshit. Por këtë herë duke i sfiduar, se pa dalë nga greva ata nuk do të ulen në bisedime.

“Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyllur greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s'ka bisedime dhe unë s'kam shkop magjik”, shkruan Rama.

Më herët, kryeministri tha se qeveria po punon për të gjetur investitorë seriozë për të rindezur rafinerinë, ndërsa theksoi se gratë naftëtare duhet të dalin nga greva dhe “të qajnë hallin bashkë”. Por për të 14-ën ditë me radhë, gratë naftëtare në grevë dhe grevistët e tjerë jashtë Uzinës, kanë refuzuar kërkesën për të mbyllur grevën pa marrë më parë mbi 20 pagat e prapambetura.

Lexo edhe: Rama mesazh grave naftëtare: Mbyllni grevën

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazeta e PD i nxori në ballinë si ‘kukulla të Ramës’, reagon ashpër Astrit Patozi: LUL, luftë doni, luftë do të ketë!
“PD e kapluar nga mentaliteti STALINIST”, Patozi: Basha i ka shpallur luftë partive të reja dhe të pakrijuara »
Article Logic
Execution time: 0.01336407661438
array(1) { ["section"]=> string(152) "per-here-te-dyte-brenda-pak-minutash-rama-sfidon-naftetaret-e-ballshit-miqte-e-mi-me-vjen-keq-por-nuk-do-ulemi-dot-ne-tavoline-pa-u-mbyllur-greva-225471" }