Për herë të dytë brenda pak minutash, Rama thirrje naftëtarëve: Pa mbyllur grevën nuk ju'a qajmë dot hallin, ju lutem na jepni mundësinë t'ju ndihmojmë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:07 29-10-2020 Për herë të dytë brenda pak minutash, Rama thirrje naftëtarëve: Pa mbyllur grevën nuk ju'a qajmë dot hallin, ju lutem na jepni mundësinë t'ju ndihmojmë

Kryeministri Rama reagon për herë të dytë brenda pak minutash për naftëtarët e Ballshit.

Kryeministri me anë të një postimi në ‘twitter’ rithekson se nëse nuk do ta ndalin grevën nuk do të mund të bisedojnë dhe t'i ndihmojë.

“Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju'a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju'a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!

Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t'ju ndihmojmë,” shkruan Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jahti i braktisur në Patok, zbardhet dëshmia e pronarit: Mjeti kishte problem në motor, u ktheva ta marr, por…(E PLOTË)
Sekuestrohen 300 mijë euro pasuri në Vlorë; 2 dyqane, 3 apartamente dhe 1 makinë në pronësi të vlonjatit të dënuar për drogë në Greqi »
Article Logic
Execution time: 0.012324094772339
array(1) { ["section"]=> string(155) "per-here-te-dyte-brenda-pak-minutash-rama-thirrje-naftetareve-pa-mbyllur-greven-nuk-ju-a-qajme-dot-hallin-ju-lutem-na-jepni-mundesine-t-ju-ndihmojme-225624" }