Për herë të parë, Gjermania merr në atdhe 4 fëmijë të luftëtarëve të ISIS nga Siria

Publikuar tek: bota, më 08:04 20-08-2019 Për herë të parë, Gjermania merr në atdhe 4 fëmijë të luftëtarëve të ISIS nga Siria

Autoritetet kurde në Siri kanë dorëzuar në konsullatën gjermane në Erbil katër fëmijë të luftëtarëve gjermanë të IS.

Ndërkohë, mbi 100 fëmijët e tjerë të xhihadistëve gjermanë vazhdojnë të jetojnë në Siri.

Fëmijët së fundi kanë qenë të strehuar në kampin e refugjatëve Al-Hol në Siri.

Dy prej fëmijëve gjermanë kanë qenë jetimë, derisa i treti një bebe 6 muajsh është i sëmurë. Nëna ka dhënë leje për dorëzim te autoritetet gjermane, ka thënë Abdulkarim Omar, zyrtar për çështje të jashtme në administratën e drejtuar nga kurdët dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Kjo është herë e parë që Gjermania lejon kthimin në atdhe të fëmijëve që u përkasin luftëtarëve të ISIS.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, u ka thënë gazetarëve në Berlin se ka qenë shumë “mirënjohës” që katër fëmijë nuk janë më në Siri.

“Ne do të vazhdojmë të punojnë që edhe fëmijë tjerë të largohen nga Siria. Ata janë kryesisht fëmijë të vegjël dhe jetesa e tyre atje nuk është as afër ideales. Fundja, ata nuk mund të mbahen përgjegjës për veprimet e prindërve të tyre”, ka thënë ai.

Kështu Gjermania është vendi i fundit evropian që ka riatdhesuar fëmijët e lindur me prindër, pjesëtarë të IS-it.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072779655456543
array(1) { ["section"]=> string(89) "per-here-te-pare-gjermania-merr-ne-atdhe-4-femije-te-luftetareve-te-isis-nga-siria-175841" }