Për herë të parë, Llalla bën publik faktin: Pse më refuzuan vizën! Kisha gruan shtatzënë, kishte nevojë për trajtim (LETRA)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:52 11-04-2018 Për herë të parë, Llalla bën publik faktin: Pse më refuzuan vizën! Kisha gruan shtatzënë, kishte nevojë për trajtim (LETRA) Adriatik Llalla, ish kryeprokuror

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla për herë të parë bën publik faktin se pse viza e tij diplomatike amerikane, dhe e bashkëshortes së tij, apo e fëmijëve, u anulua nga shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë e bën në letrën deshmi paraqitur në Kongres, në maj 2017, ndërsa thotë se kishte bashkëshorten shtatzënë, dhe kjo e fundit, lindi fëmijën e tyre të tretë në SHBA. Por gruaja, shkruan Adriatik llalla, kishte nevojë për trajtime të specializuara.

Ndërkohë, në këtë letër, ai u thotë kongresmenëve se 70 gjyqtarëve dhe porkurorëve u janë revokuar vizat amerikane nga ana e ambasadës së SHBA në Tiranë. Dhe kjo është bërë për ata gjyqtarë e prokurorë, që kanë hetuar apo kanë në process hetimi politikanë të majtë apo biznesmenë që mbështesin qeverinë.

Gjithsesi, kjo është vetëm një letër e Adriatik Llallës. Ndërkohë nuk dihet nëse do të ketë sqarime të mëtejshme nga ana e ambasadës së SHBA në Tiranë per këtë denoncim, raporton Newsbomb.al.

Shkruan Llalla në letrën e tij:

Në 31 dhjetor 2016, nëpërmjet një akti jo-normal, ambasadori Lu lajmëron Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë me një email që viza amerikane diplomatike është revokuar. Shkak për këtë veprim, sipas ambasadorit Lu, ka shërbyer një udhëtim joprotokollar I bashkëshortes së Prokurorit të Përgjithshëm në SHBA.

Zonja e Prokurorit të Përgjithshëm, u përball me problem shëndetësore që kërkonin një trajtim të thelluar në një klinikë të specializuar. Për këtë arsye, Zonja, udhëtoi në SHBA për të marrë trajtimin e nevojshëm dhe më pas të kthehej në Shqipëri. Zonja e prokurorit të Përgjithshëm lindi fëmijën e tretë në 31 dhjetor 2016. Pak orë pas lindjes së fëmijës, ambasadori Lu, personalisht u kujdes të vinte në dijeni Prokurorin e Përgjithshëm për revokimin e vizës diplomatike sepse sipas tij “ishte abuzuar me vizën diplomatike”.

Prokurori I Përgjithshëm nuk kërkoi sqarime të metejshme nga ambasadori Lu për këtë veprim në kundërshtim me shpirtin e bashkëpunimit. Ambasadori Lu kishte bërë të qartë muaj më parë që nëse ai nuk do të deklarohej publikisht në favor të drafit të Reformës në Drejtësi, të mbështetur nga diplomatët, ai (prokurori I përgjithshëm)…”do të kishte konsekuenca personale negative”.

Në 26 janar 2017 nëpërmjet një njoftimi në media, ambasada e SHBA anoncoi se kishte anuluar vizat për disa gjyqtarë dhe prokurorë dhe e “kishte ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të Vetingut, që do të aksesonte në lidhjet e disa zyrtarëve me korrupsionin, ashtu sikurse në përgjigje për një rast që përfshinte abuzim flagrant për një viza formale nga një prokuror dhe gruaja e tij, që drejtohet nga revokimi I vizave të tyre”. Nuk u përmendën emra konkretë në këtë njoftim, por u mësua që bashkë me prokurorin e përgjithshëm, u ishte revokuar viza disa zyrtarëve të zyrës së prokurorit të përgjithshëm, të Gjykatës kushtetuese, Gjykatës së lartë dhe disa zyrtarë të tjerë në nivele me të ulta, - rreth 70 në total.

Sic u mësua më vonë, vizat ishin revokuar edhe për disa gjyqtarë dhe prokurorë që ishin zgjedhur anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), një strukturë e re krijuar brenda reofrmës në drejtësi. Fakti që vizat u revokuan për disa nga anëtarët e kësaj structure krijoi impresionin që Ambasadori Lu kishte reaguar kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kishin mbështetur projektin e reformës në drejtësi. Me këtë anulim, në një mënyrë informale, gjyqtarët dhe prokurorët, anëtarë të KED u targetuan për lëvizje nga kjo strukturë.

Gjithashtu, gjyqtarët e prokurorët, që “ishin penalizuar” nga revokimi I vizave, janë përgjithësisht ata që kanë investiguar apo gjykuar njerëz politikë apo biznesmenë të lidhur me të majtën qeverisëse. Gjithashtu, disa prokurorë, janë penalizuar se kanë pasur investigime të hapura për ligjvënës të majtë që janë pezulluar për shkak të lidhjes me krimin e organizuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO +18/ Skandali, publikohen PAMJET PERVERSE që E MITURA nga Fushë-Kruja ka për profesorin e matematikës
Arrestohen tekniku dhe inxhinieri, shkak plagosja në minierën e Klosit (EMRAT- Si penguan në zbardhjen e të vërtetës) »
Article Logic
Execution time: 0.012372970581055
array(1) { ["section"]=> string(124) "per-here-te-pare-llalla-ben-publik-faktin-pse-me-refuzuan-vizen-kisha-gruan-shtatzene-kishte-nevoje-per-trajtim-letra-116507" }