Për herë të parë në histori, gati të ndërtohet stadiumi prej druri, i gjithi ekologjik

Publikuar tek: bota, më 19:21 31-12-2019 Për herë të parë në histori, gati të ndërtohet stadiumi prej druri, i gjithi ekologjik

Shtëpia e re e klubit anglez të futbollit Forest Green Rovers, do të jetë një stadium i gjithi prej druri.

Sipas prestigjozes ‘The Guardian’, pas propozimit, klubi ka marrë zyrtarisht lejën e ndërtimit.  

I projektuar nga ‘Zaha Hadid Architects’, ky stadium do të ketë një kapacitet prej 5 mijë vendesh dhe do të jetë stadiumi më ekologjik në botë, referuar faqes zyrtare të klubit anglez.

Por, përpara se planet e rishikuara të aprovoheshin dhe të jepej leja e ndërtimit, propozimi fillestar u refuzua nga Këshilli i Qarkut në qershor të këtij viti. Stadiumi do të jetë pranë një kryqëzimi dhe ka parkim, në dy zona, njëra prej të cilave do të jetë funksionale edhe gjsatë ditëve të zakonshme.

Në një video të postuar në faqen e Forest Green Rovers, drejtuesi i klubit, Dale Vince është shprehur:

‘Për mendimin tim, ky është vendimi i duhur. Po flasim për një projekt të shkëlqyer. Ne nuk e prisnim refuzimin e parë, por tashmë, gjërat morrën drejtimin e duhur dhe ne jemi gati për të filluar punimet’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011270046234131
array(1) { ["section"]=> string(91) "per-here-te-pare-ne-histori-gati-te-ndertohet-stadiumi-prej-druri-i-gjithi-ekologjik-190855" }