Për herë të parë një ”pasarelë” për drejtimin e OKB-së

Publikuar tek: bota, më 21:04 11-04-2016 Për herë të parë një ”pasarelë” për drejtimin e OKB-së

Për herë të parë në historinë e OKB-së për postin e sekretarit të përgjithshëm do të kemi një sfidë mes grash dhe për herë të parë një përzgjedhje e tillë nuk do të bëhet pas kuintave.

Mandati i Ban Ki Moonit skadon më 31 dhjetor dhe fushata për ta zëvendësuar do të fillojë nesër, për tri ditë me radhë, ku kandidatët, katër burra dhe katër gra, do të prezantohen përpara ambsadorëve të 193 shteteve anëtare dhe më pas para medias.

Ndërkohë që shtetet shumë të vogla nuk kanë vend në këtë përzgjedhje, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Mogens Lykketoft ka thirrur këtë ”pasarelë” të pazakontë.

Në garë janë pesë veteranë të OKB-së si Clark, ish-kryeministrja neozelandeze dhe që nga 2009-ta shefe e UNDP-së, dhe bullgarja Bokova, e cila drejton UNESCO-n.

Më pas vijnë ish-kryeministri portugez, Antonio Guterres, ish-presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk dhe Sërgjan Kerim, ish-ministër i Jashtëm dhe ish-ambasador në OKB i Maqedonisë.

Kandidatë të tjerë janë Vesna Pushiç, ish-ministre e Jashtme e Kroacisë, Natalia Gherman, ish-ministre e Jashtme e Moldavisë dhe ish-ministri i Jashtëm malazez, Igor Lukshiç.

Të gjithë këta janë folës të shkëlqyer të gjuhëve të huaja, ndërkohë që Kerim dhe Lukshiç flasin edhe italisht.

Pjesa më e madhe e listës vjen nga lindja e Evropës, pasi ajo asnjëherë nuk ka patur një shef OKB-je.

Këshilli i Sigurimit, i cili jep miratimin e fundit, me pesë anëtarë të përhershëm me të drejtë vetoje, ndodhet nën presion për zgjedhjen e një gruaje. Dhe kjo do të ishte hera e parë në histori.

Sipas burimeve diplomatike në këtë këshill, vendosja e vetos mund të sjellë probleme.

“Mund të përdoret nëse del e nevojshme”, thanë burimet.

”Por, nëse një numër i konsiderueshëm shtetesh mbështesin dikë, atëhere përdorimi i vetos do të jetë shumë i vështirë”, thotë një burim tjetër. (Ansa)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024250030517578
array(1) { ["section"]=> string(58) "per-here-te-pare-nje-pasarele-per-drejtimin-e-okb-se-37427" }