Për herë të parë pas 100 vitesh, Australia mbyll kufijtë nga pandemia COVID-19

Publikuar tek: bota, më 07:54 07-07-2020 Për herë të parë pas 100 vitesh, Australia mbyll kufijtë nga pandemia COVID-19 Ilustruese

Për herë të fundit kufijtë australianë ishin mbyllur në vitin 1919, gjatë pandemisë së gripit spanjoll, ndërsa është dashur një tjetër pandemi që kufijtë të mbyllen sërish pas 100 viteve.

Kufijtë mes dy shteteve më të mëdha, Victorias dhe Uellsit të Ri Jugor, do të mbyllen duke filluar nga dita e sotme për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.

Deri më tani Australia ka më shumë se 8500 raste me koronavirus, por një shpërthim i rasteve në Melburn ka bërë që të ngrihen këmbanat e alarmit.

Vendi po regjistron mesatarish 109 raste ë ditë, ndryshe nga fillimi i qershorit ku mesatarja ishte 9 të infektuar në ditë.

Kjo masë e marrë nga qeveria australiane mund të godasë ekonominë vendase, e cila gjendet në recesionin e saj të parë në gati 30 vite.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094151496887207
array(1) { ["section"]=> string(84) "per-here-te-pare-pas-100-vitesh-australia-mbyll-kufijte-nga-pandemia-covid-19-213074" }