Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar sot Vlorën, ku i ka siguruar qytetarëve atje se rruga e Selenicës do të ndërtohet dhe se qytetarët nuk duhet të penalizohen më nga arroganca apo korrupsioni.
Më tej gjatë një komunikimi me gazetarët, duke folur për zgjedhjet e ardhshme të 24 prillit, Meta tha se duhet të ketë në garë fytyra të reja dhe të pastra, dhe që kandidatët të jenë pa probleme me dekliminalizimin.
Meta u shpreh se dhe LSI kishte një figurë me probleme, por e largoi dhe bëri që e largoi dhe nuk e mbështeti. Kujtojmë që gjatë kohëve të fundit nga LSI janë larguar ish-ministrat Lefter Koka e Nasip Naço, ish-deputeti Gledian Rehovica dhe ish-drejtorë apo zyrtarë të tjerë lokalë.