Për një “selfie”, i riu bie nga pallati shumëkatësh

Publikuar tek: aktualitet, më 23:22 16-09-2018 Për një “selfie”, i riu bie nga pallati shumëkatësh

Një 15 vjeçar, humbi jetën pasi u rrëzua në hapësirën e aspirimit të qendrës tregtare Sarca, në Sesto San Giovanni të Milano, Itali.

Adoleshenti duke lozur me shokët ishte zvarritur deri sa ishte ngjitur në tarracën e godinës.

Por kur u zbulua nga punonjësit e sigurisë, tentoi të largohej, duke u rrëzuar nga 25 metra lartësi.

“Donim që të bënim një fotografi selfie, që të tregonim se ndodheshim në majën e kinemasë Skyline”, thanë shokët e tij, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur rreth orës 22.30 të së shtunës.

Gjatë tentativës për ti shpëtuar punonjësve të sigurisë, i riu u rrëzua në hapësirën e ajrimit, ku si pasojë e dëmtimeve të marra gjeti vdekjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020976066589355
array(1) { ["section"]=> string(55) "per-nje-selfie-i-riu-bie-nga-pallati-shumekatesh-134577" }