Për sa emigrantë ka nevojë Gjermania?

Publikuar tek: bota, më 15:51 29-04-2015 Për sa emigrantë ka nevojë Gjermania?

Sistemi i njohur si "Dublin II" për administrimin e grupeve të refugjatëve ka dështuar, thotë për DW kryetarja e Këshillit të Ekspertëve për Integrimin dhe Migrimin (SVR), Christine Langenfeld. Në fakt refugjatët duhet të qendrojnë në atë vend, ku shkojnë për herë të parë.

Por realiteti ka pamje tjetër. "Nga 45.000 sirianët, që mbërritën në Itali, mbetën atje vetëm disa qindra, pjesën që mbeti italianët e lejuan të vazhdojë rrugën", përshkruan Langenfeld. Sepse "Dublin II" i mbarkon vendet që i presin në fillim refugjatët dhe nuk është në harmoni me synimet e refugjatëve, është më mirë që në sistem të parashikohet që në fillim liria e lëvizjes.

Shkencëtarët kërkojnë që Evropa të mbajë përgjegjësinë e saj humanitare dhe ta intensifikojë shpëtimin e anijeve në rrezik. Për këtë, shkencëtarët këshillojnë që të përdoret instrumenti i BE "direktiva për pranimin e përkohshëm të refugjatëve". Këtu bëhet fjalë për një procedurë kolektive pranimi, por e cila deri tani ka dështuar sepse një sërë shtetesh anëtare nuk marrin pjesënë pranimin e refugjatëve.

Me vendosmëri Këshilli i Ekspertëve ngul këmbë për të pranuar më shumë refugjatë në Gjermani. "Ta keni të qartë se migrantët do ta paguajnë pensionin e tyre", argumenton Wilfried Bos, profesor për kërkimet në arsim në Universitetin Teknik të Dortmundit. Shifrat aktuale për zhvillimin e popullsisë të Zyrës Federale të Statistikave i japin të drejtë Bosit dhe kolegëve të tij. Deri në vitin 2060 popullata në Gjermani do të rudhet nga aktualisht 80,8 milionë në 73,1 milionë - dhe kjo shifër do të arrihet nëse kemi një migrim mbi mesataren. Nëse migrimi drejt Gjermanisë do të jetë më i dobët, në Gjermani pas 45 vjetësh do të jetojnë vetëm 67,6 milionë vetë. Një e treta e tyre do të jetë në moshën e pensionit, aktualisht është një e pesta. Ekspertëve të Këshillit të Ekspertëve u mungon klima e përshtatshme shoqërore e mikpritjes për migrimin e kërkuar. "Frika nga migrantët na pengon që të shohim shanset", thotë Bos. Në përgjithësi, ekspertiza i jep megjithatë një dëftesë të mirë Gjermanisë. "Ne jemi më të mirë se sa kujtojmë", thotë Langenfeld dhe dëshmon për "instrumenta të përparuara të politikës së migrimit". Veçanërisht procedurat me të cilat tërhiqen akademikë dhe forca të specializuara vlerësohen. Por ato duhet të bëhen më të njohura jashtë vendit, kërkon Langenfeld.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044250965118408
array(1) { ["section"]=> string(41) "per-sa-emigrante-ka-nevoje-gjermania-9977" }