Për të penguar dëbimin, shqiptari kërcënon se do të vrasë gruan

Publikuar tek: bota, më 20:45 17-08-2016 Për të penguar dëbimin, shqiptari kërcënon se do të vrasë gruan

Për të penguar dëbimin e tij dhe të familjes në Kosovë, një shqiptar 36 vjeçar ka kërcënuar se do të therte gruan dhe fëmijët. Ai e ka bërë këtë para syve të policëve, duke mbajtur në dorë një thikë kuzhine me të cilën kërcënonte gruan.

Kjo ka ndodhur sot (e mërkurë) në orët e paradites në Ramstein (Kaiserslautern, Gjermani), në momentin kur policët kishin shkuar në banesën ku ishte e strehuar familja prej gjashtë anëtarësh, raporton albinfo.ch. Ai kërcënonte se do ta godiste gruan e tij 34 vjeçare nëse policia nuk do të anulonte dëbimin e familjes, njofton policia.

Përfundimisht është dashur të ndodhte ndërhyrja e forcave speciale për ta neutralizuar dhe arrestuar 36 vjeçarin. Gruaja dhe katër fëmijët nuk kanë pësuar lëndime dhe për ta po kujdeset Enti i kujdestarisë për të rinj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030494928359985
array(1) { ["section"]=> string(68) "per-te-penguar-debimin-shqiptari-kercenon-se-do-te-vrase-gruan-50040" }