Për të shtatin vit radhazi, Angela Merkel sërish gruaja më e fuqishme në botë, ja kush e ndjek

Publikuar tek: bota, më 21:42 01-11-2017 Për të shtatin vit radhazi, Angela Merkel sërish gruaja më e fuqishme në botë, ja kush e ndjek

Për të shtatin vit radhazi revista prestigjoze amerikane “Forbes” ka pëzgjedhur kancelaren gjermane Angela Merkel si gruan më të fuqishme në botë për vitin 2017.

Mësohet se vendin e parë në listë, Merkel e mori me fitoren e fundit në zgjedhjet federale në shtator të këtij viti, ku siguroi mandatin e saj të katërt.

Sakaq, vendi i dytë i ka shkuar kryeministres britanike, Theresa May, e cila u përball me një viti shumë të vështirë në të cilin partia e saj nuk arriti të marrë shumicën parlamentare në zgjedhjet të cilat u mbajtën në qershor.

E treta në listën me 100 gratë më të fuqishme në botë është filantropistja dhe afaristja amerikane Melinda Gates, raporton The Guardian, shkruan newsbomb.al. 

E katërta është Sheryl Sandberg, drejtore ekzekutive e Facebook, ndërsa e pesta është drejtoresha ekzekutive e General Motors, Mary Barra.

Ndërkohë për herë të parë në listën e Forbes për 100 gratë më të fuqishme është radhitur edhe Ivanka Trump, e bija, njëherësh këshilltare e presidentit amerikan Donald Trump. Ivanka renditet e 19-ta në listë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gruaja mbetet sërish shtatzënë gjatë shtatzanisë
Vullkani gati të shpërthejë, paralajmërime për kaos udhëtimi në Europë »
Article Logic
Execution time: 0.011734008789062
array(1) { ["section"]=> string(98) "per-te-shtatin-vit-radhazi-angela-merkel-serish-gruaja-me-e-fuqishme-ne-bote-ja-kush-e-ndjek-98024" }