Për të vdekurit e PD-së dhe korin e doktoreshë Najadës

Publikuar tek: analiza-komente, më 14:05 21-11-2020 Për të vdekurit e PD-së dhe korin e doktoreshë Najadës Mentor Kikia

Nga Mentor Kikia

Sot kisha vendosur të mos merresha më “gjëra të këqija”, por sërish nuk mu durua.

Këto dy ditë, dy gjëra të rënda kanë ndodhur nga fronti spitalor.

1- Ca foto nga morgu i Tiranës janë shpërndarë nga opozita si “dëshmi e falimentit të mjeksisë”.

Po mirë, çfarë prisni ju të shikoni në morg, njerëz duke gatuar? Apo njerëz duke lexuar libra? Në morg ka njerëz të pajetë zotërinj. Nuk dërgohen ne teatër ata që vdesin. Janë vendosur edhe në dysheme? Po edhe në dysheme do të vendosen. Eshtë kohë lufte zotërinj, nuk ka krevate për të gjithë. Vdesin nga 20 e ca në ditë, mund të bëhet edhe më keq.

2- Nga Infektivi është bërë zakon që doktoreshë Najada, bashkë me korin e mjekjeve, del dhe “këndon” nga një këngë kundër opozitës. “Ne po punojmë, ne jemi në ballë, ne jemi në vijën e parë, pse na sulmoni”, etj etj.

Po të nderuar mjekë, ju po punoni. Ju po rrezikoni. Ju jeni heronjtë tanë. Ju po e bëni detyrën tuaj me përkushtim dhe ne ju jemi mirënjohjës. Por, nëse dikush, apo disa, kritikojnë sistemin shëndetësor, nuk e ka me ju personalisht. Nëse dikush ankohet se s’ka parking në QSUT, sërish nuk e ka me ju. Ndaj mos dilni më aty në korridor, duke u shtyrë kush të shfaqet më qartë në foto. Ju e dini shumë mirë. Politika të përdor, mbaron punë, dhe të lë sërish aty në batak.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veri iku, ndërsa neve na mbeti Llapa
»
Article Logic
Execution time: 0.01097297668457
array(1) { ["section"]=> string(61) "per-te-vdekurit-e-pd-se-dhe-korin-e-doktoreshe-najades-228597" }