Për vetëm 48 orë, ndërtohet në kohë rekord spitali i ‘Coronavirus’ në Kinë, gati nisja e një tjetri (Foto-Video)

Publikuar tek: bota, më 15:37 29-01-2020 Për vetëm 48 orë, ndërtohet në kohë rekord spitali i ‘Coronavirus’ në Kinë, gati nisja e një tjetri (Foto-Video)

Ditën e sotme është hapur spitali i parë për trajtimin e koronavirusit në Kinë, në një qytet afër Wuhan.

Punëtorëve dhe vullnetarëve ju deshën vetëm dy ditë për të ndërtuar një ndërtesë me një njësi prej 1000 shtretër emergjence.

Pacientët e parë janë dërguar në spitalin e ri, ditën e sotme rreth, orës 10:30.

Projekti i këti spitali përfundoi brenda 48 orëve falë përpjekjes së përbashkët të stafit dhe ndërmarrjeve të ndërtimit.

Gjithashtu një tjetër spital ndërkohë është duke u ndërtuar nga e para në afërsi të Ëuhanit dhe pritet të përfundojë këtë javë. Edhe ndërtimi i këtij spitali do të përmbyllet në një kohë rekord prej vetëm 7 ditësh.

Kujtojmë se më shumë se 132 persona kanë vdekur dhe mbi 6,000 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në Kinë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071420669555664
array(1) { ["section"]=> string(113) "per-vetem-48-ore-ndertohet-ne-kohe-rekord-spitali-i-coronavirus-ne-kine-gati-nisja-e-nje-tjetri-foto-video-193503" }