Përballë AMBASADËS GREKE, Idrizi jep TRE kushtet për fqinjët dhe një MESAZH për Lulzim Bashën

Publikuar tek: politike, më 13:52 24-02-2018 Përballë AMBASADËS GREKE, Idrizi jep TRE kushtet për fqinjët dhe një MESAZH për Lulzim Bashën

Shoqata “Çamëria”, PDIU, aktivistë e qytetarë u mblodhën paraditen e sotme përpara ambasadës greke për të protestuar për marrëveshjen e fundit që pritet të nënshkruhet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Kreu I PDIU Shpëtim Idrizi tha përpara qindra protestuesve se Camëria nuk ka ndërmend të kërkojë ndryshim kufijsh, por kërkon reciprocitet, dhe një falje të madhe nga ana e Greqisë për komunitetin çam.

Dhe Shpëtim Idrizi, përveç zyrtarëve grekë, i drejtohet kryeministrit Rama dhe Ditmir Bushatit, por më së shumti, për liderin e opozitës Lulzim Basha, të cilin, Idrizi e akuzoi drejtpërsëdrejti se nuk e ka dëgjuar të flaës për çështjen çame.

Dhe nga foltorja përpara ambasadës serbe, tre pikat kryesore që kërkon Çamëria i bëri të qarta:

“Ne kërkojmë një falje të madhe publike për mijëra shqiptarë të camërisë që nuk u vranë në luftë por në shtëpiat e tyre

Kërkojmë të kthehemi në vatrat tona. Ne nuk kërkojmë komisionin e kthimit të pronës. Ne kërkojmë atdheun dhe atdheu ynë është Camëria.

Ne kërkojmë që arvanitasit të shpallen minoritet etnik shqiptar në vatrat e tyre” ishin kërkesat e Idrizit.

Idrizi tha se prej 105 vjetësh kanë kërkuar të zhdukin emrin Camëri, por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë.

“I vranë paraardhësit tanë me bukë në gojë, jo në luftë, por në shtëpitë e tyre. Dhe ky shtet guxon e na thonë se jemi kolaboracionistë. Bashkëpunëtorët e fashizmit i kemi këtu. Gjyshi i Kotziasit me Gëbelsin është aty, ndaj i kemi nxjerrë këto tabela” tha Idrizi.

Shpëtim Idrizi i bëri thirrje popullit grek që të pranojë camët si të barabartë. “Sot i bëj thirrje popullit grek dhe kryeministrit të Greqisë. Ne shqiptarët e Çamërisë nuk kërkojmë të ndryshojmë kufijtë. Ne kërkojmë një ndjesë që të jetojmë si popuj miq. U bëjmë thirrje të na pranojmë në vatrat tona. Sepse ne do të jemi për ta ndërgjegja e tyre e vrarë. Ata gjithmonë do të na kenë të fortë përballë në këmbë” tha Idrizi.

idrizi.png

 

idr.jpgidr1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0055358409881592
array(1) { ["section"]=> string(99) "perballe-ambasades-greke-idrizi-jep-tre-kushtet-per-fqinjet-dhe-nje-mesazh-per-lulzim-bashen-111308" }