Përçahet grupi Demokrat, Halit Valteri pendohet për firmën, i dërgon shkresë Ruçit: Ikim nëse zëvendësohet Rudina Hajdari

Publikuar tek: politike, më 19:29 14-10-2019 Përçahet grupi Demokrat, Halit Valteri pendohet për firmën, i dërgon shkresë Ruçit: Ikim nëse zëvendësohet Rudina Hajdari Deputeti Halit Valteri

Grupi Parlamentar Demokrat duket se po kalon momente të vështira pasi anëtarët janë përçarë dhe një pjesë e tyre kanë larguar Rudina Hajdarin nga kryesimi dhe kanë vendosur Korab Litën.

Prej pasdites, por dhe tani në mbrëmje deklaratat mes anëtarëve dhe kryetarëve e “ish-kryetarëve” janë shtuar. Rudina Hajdari reagoi për largimin e saj nga kryesimi i Grupit duke thënë se pavarësisht se çfarë kishin vendosur disa prej anëtarëve, kryetare ishte ajo. Si për tju kundërpërgjigjur, kryetar i ri Korab Lita publikoi dokumentin me firmat e anëtarëve dhe zëvendëskryetarëve, të cilët i kishin hequr kryesimin Hajdarit dhe ja kishin besuar atij.

Përçarja e Grupit Parlamentar Demokrat nis dhe zmadhohet dhe më shumë pikërisht te firmat e mësipërme, që zgjodhën kryetar Korab Litën. Zëvendëskryetar i Grupit Halit Valteri, i cili kishte firmosur për Korab Litën, është penduar dhe i ka dërguar një shkresë “përgënjeshtruese” Ruçit.

Valteri vë në dijeni Ruçin për ndryshimin e kryetarit të Grupit dhe bashkëngjitur i nis dhe shkresën me emrin e Korab Litës, ndërsa thekson se ai tërhiqet nga firma e vetë. Vendimi për zëvendësimin e Rudina Hajdarit nga Korab Lita nuk është marrë thotë Vlateri, ndërsa përshkallëzon qëndrimin e vetë duke i pohuar Ruçit se nëse vendimi merret, pra që kryetar të bëhet Korab Lita, ai së bashku me disa kolegë deputetë do të largohen nga grupi duke çuar në shpërbërjen e tij.

Lexo edhe: Korab Lita nxjerr blof Rudina Hajdarin (Publikon Dokumentin me firmat)

Më poshtë njoftimi i Halit Valterit:

Në gojë të të marrit gjejmë farën e kryelartësisë, thoshte nënokja ime, por të urtët e ruajnë gjithmonë gjuhën.

Por të marrin s’ke nga ta kapësh, është i paparashikueshëm! Ti e hekuros në një krahë, ai të rrudhoset në krahë tjetër.

I marri bëhet kryetar vendi, kont, dukë, pse jo edhe mbret... vetëm për pak sekonda, derisa mbreti del cullak.

Gjithsesi në sqarim të opinionit publik, marrë përgjegjësinë si nënkryetar i grupit parlamentar të deklaroj, se ne kryetar të marrë nuk kemi, e as që do të kemi ndonjëherë.

E nëse ky vendim nuk u pëlqen të marrëve, që gjejnë lloj lloj metodash për tu faktorizuar për disa minuta, me lumturimë të thellë u them, se nuk ka asnjë shkarkim apo zëvendësim të kryetarit të grupit parlamentar.

Klithjet e fundit për të devijuar kauzën e ndryshimit të sistemit zgjedhor, apo britmat kundër Reformës në Drejtësi, në "dobi" të disa aktorëve të tjerë brenda apo jashtë Parlamentit, nuk mund të pastrojnë apo mbrojnë kurrësesi imazhin e grupit të kolltukofagëve 30 vjeçar, që vazhdojnë e nginjen në plagë të infektuara, duke bërë pazare në kurriz të Shqipërisë.

Për sqarim të kolltukofagëve, Grupi Parlamentar Demokrat ka një kauzë dhe ajo është më e SHENJTË, se secili emër që mund ta drejtojë këtë grup.

Patjetër që ka debat konstruktiv brenda grupit, por kurrë s’do të pranojmë të bëhemi peng të askujt, që u pasurua duke varfëruar, e që sot kërkon të mbrojë milionat me votat e atyre që i larguan.

Për të gjithë ata të cilët janë shqetësuar nga një status që qarkulloi në rrjetet sociale, dua t’i shpjegoj, se parlamenti është institucion dhe si i tillë funksionon me shkresa, jo me statuse FB-je!

72397331_529481267841571_2511732192216875008_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017106056213379
array(1) { ["section"]=> string(125) "percahet-grupi-demokrat-halit-valteri-pendohet-per-firmen-i-dergon-shkrese-rucit-ikim-nese-zevendesohet-rudina-hajdari-182048" }