Përçahet PS, Asambleja në Kukës KUNDËR Ballës: Prisnim zgjidhje, nuk pranojmë të ndëshkohemi

Publikuar tek: politike, më 14:36 21-02-2018 Përçahet PS, Asambleja në Kukës KUNDËR  Ballës: Prisnim zgjidhje, nuk pranojmë të ndëshkohemi

Reagon Asambleja e Partisë Socialiste në Kukës, pas deklaratës së Taulant Ballës për zgjedhje të reja dhe krijimin e një asambleje të re.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh për media se konflikti i PS-së në Kukësit ka bërë që grupi të marrë vendimin për zgjedhje nga e para. Sakaq, Asambleja në Kukës është shprehur se zgjedhjet kanë përfunduar para 3 muajsh dhe çdo vendim është marrë me votë të lirë.

“Vendimi i djeshëm është vendimi i Ballës dhe jo i Asamblesë. Ne prisnim zgjidhje, dhe jo anashkalime. Nuk pranojmë ndëshkime pa argumente.”- janë shprehur përfaqësues të Asambelsë së PS në Kukës.

Shkak i konfliktit  është bërë mbledhja e kryesisë së socialistëve, e zhvilluar më 17 janar, ku u vendos që Safet Gjici të zëvendësoje Mimi Kodhelin si të deleguar për qarkun e Kukësit.

Një grup socialistësh thonë se ky vendim është i padrejtë dhe thonë se kanë nisur edhe një grevë urie në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e kryeministrit Edi Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010956048965454
array(1) { ["section"]=> string(96) "percahet-ps-asambleja-ne-kukes-kunder-balles-prisnim-zgjidhje-nuk-pranojme-te-ndeshkohemi-110993" }