PËRCAKTOHEN DATAT: Ja kur do të zhvillohen provimet e lirimit

Publikuar tek: aktualitet, më 07:49 14-02-2017 PËRCAKTOHEN DATAT: Ja kur do të zhvillohen provimet e lirimit

Brenda muajit qershor, nxënësit e klasave të 9-ta do t;u nënshtrohen tri provimeve kombëtare të arsimit bazë, ku përfshihen provimet në lëndët Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Gjuhë e huaj. Ditën e djeshme Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2016-2017, ku përcaktohet se harku kohor i zhvillimit të këtyre provimeve do jetë data 12 qershor deri më datë 22 qershor 2017, shkruan Gazeta Shqiptare.

PROVIMET -DATAT

Provimi i parë të cilit do ti nënshtrohen nxënësit e klasave të 9-ta është Gjuha e huaj, e cila do të zhvillohet në datën 12 qershor 2017, më pas provimi i Gjuhës Shqipe, i cili do të vijojë në datën 19 qershor, ndërsa Matematika do të zhvillohet në datën 22 qershor. Provimet kombëtare të arsimit bazë, fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Sipas udhëzimit të MAS-it, nxënësit e pakicave kombëtare greke dhe maqedonase, zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën Gjuhë amtare.

Provimi kombëtar i arsimit bazë në lëndën Gjuhë amtare do të zhvillohet në datën 16 qershor 2017. Sipas udhëzimit të MAS-it, testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2. Lista e gjuhëve të huaja që do të jepen si provim i detyruar janë: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Nxënësit e klasave IX parapërgatitore për seksionet dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze, janë të lirë të zgjedhin midis gjuhës së huaj të parë që kanë filluar në klasën III dhe gjuhës së huaj të seksionit përkatës të filluar në klasën VI përcaktohet në udhëzimin e MAS-it. Për nxënësit e klasave IX parapërgatitore për seksionet dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze, në udhëzim përcaktohet se testi duhet të hartohet dhe korrigjohet në bashkëpunim me mësuesit e huaj dhe shqiptarë të këtyre seksioneve. Po ashtu, për shkollat e pakicës kombëtare grekë, teza e provimit në lëndën gjuhë amtare përgatitet nga DAR Gjirokastër.

Ndërsa, për ato të pakicës maqedonase, teza e provimit kombëtar të gjuhës amtare përgatitet nga DAR Korçë. Në pikën 10 të këtij udhëzimi përcaktohet se nxënësit me aftësi të kufizuar i zhvillojnë provimet kombëtare në përshtatje me veçoritë e tyre. Për nxënësit që nuk shikojnë, AKP-ja një ditë para zhvillimit të provimit i kthen në sistemin e shkrimit brail. Nxënësit mbetës në provimet kombëtare të arsimit bazë kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë, në shtator.

PROVIMET KOMBËTARE TË ARSIMIT BAZË

1. Gjuhë Shqipe  më 19 qershor 2017

2. Matematikë më 22 qershor 2017

3. Gjuhë e huaj më 12 qershor 2017

• Gjuhë amtare, për nxënësit e pakicave kombëtare greke dhe maqedonase, do zhvillohet më 16 qershor 2017

• Provimet kombëtare të arsimit bazë fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

• Lista e gjuhëve të huaja që do të jepen si provim janë: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi: Firma e ndërtimit në Fier mashtron blerësit dhe ish pronarët e tokës (VIDEO)
Arrestohet grabitësi me armë i karburantit në Tiranë (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.015674114227295
array(1) { ["section"]=> string(66) "percaktohen-datat-ja-kur-do-te-zhvillohen-provimet-e-lirimit-68644" }